Zimmerman doli i pafajshëm, por tanimë është fshehur ngaqë e kërcënojnë

Postuar në 16 Korrik, 2013 04:58

Në disa shtete të SHBA-ve ka një ligj që thirret ‘Stay your ground’, dhe që në thelb justifikon përdorimin e forcës nga ana e një personi në rrethana vet-mbrojtjeje dhe në rrethanat, kur ky person ka dyshime të forta se përballë ka njeri ‘me mendje të keqe’; në këto rrethana pra ‘the good guy’ nuk ka detyrimin për t’u tërhequr e për t’i bërë bisht ‘sherrit. Ky ligj, që është i shumë diskutuar në SHBA, ekziston dhe në Florida, dhe është mbi këtë bazë që George Zimmerman, vrasësi i djalit 17 vjeçar me ngjyrë, është shpallur i pafajshëm.

Njëra nga anëtaret e jurisë që mori vendimin për këtë pafajësi në një atmosferë jo të lehtë, e që identifikohet me emrin “B37” (duket si markë avioni luftarak) ka pranuar të flasë lidhur me këtë ngjarje. Ajo nuk ka ndërdyshje e brerje ndërgjegjeje, gjë që tregon se ajo vetë ka qenë e sigurtë në idenë e vet, ndonëse juria ka qenë e ndarë pothuaj më dysh. “Zimmerman nuk ka qenë gjakftohtë në atë moment, kur është sulmuar nga viktima, por nuk ka fare dyshim që në këtë mes nuk ka motivime raciale”, thotë ajo.

Ndërkohë, vetë Zimmerman nuk ka dalë në publik pas gjyqit. Atij i kanë ardhur shumë kërcënime, deri dhe me vdekje, dhe kjo ia ka bërë jetën të vështirë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.