Tahiri, thirrje policëve të ndershëm të frenojnë valën e krimeve. A po flet si ministër Rendi i ardhshëm?

Postuar në 16 Korrik, 2013 06:07

Partia Socialiste ka denoncuar sot serialin e ngjarjeve kriminale në vend, të cilat pavarësisht natyrës (dhunë në familje, apo atentate mafioze), “janë krime të paralajmëruara, të denoncuara ose krime aq evidente e të hapura, sa Policia e Shtetit duhet t’i kishte ditur dhe t’i kishte parandaluar përpara se të vinin pasojat fatale”. Deklaratën e lexoi para mediave deputeti Saimir Tahiri, sipas të cilit “Megjithëse ka një Kryeministër e një Qeveri në detyrë, shteti është lënë si mall pa zot, qytetarët janë braktisur në mëshirë të fatit ndërsa Policia është kthyer në agjenci mortore që numëron viktimat”. Tahiri u bëri thirrje të gjithë punonjësve dhe drejtuesve të ndershëm të Policisë së Shtetit: “Ngrihuni në këmbë e bëni detyrën për të garantuar sigurinë publike dhe paprekshmërinë e qytetarëve shqiptarë!”

Ndërkaq, zërat nuk kanë munguar edhe më parë, që e shohin Tahirin si ministër i ardhshëm i Rendit. A është kjo dalje një tjetër përforcim i këtyre zërave?

A.K

 

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Me i lumtur nga te gjithe duhet te jete i ati i ketij .... Tani mund te beje kontrabande si zoteri i vertet&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>ky duhet te jete patjeter,cdhe e ben vertet ky</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.