Baton Haxhiu: Problemi i Kosovës, jo veç Islami radikal, por dhe krerët tolerues të Komunitetit

Gazetari Baton Haxhiu i ka kthyer përgjigje shqetësimit të një kolegu që jeton në Zvicër, Xhemal Ahmetit, mbi shkrimet radikale islamike të Shefqet Krasniqit. Përgjigja është kthyer në formë analize, pikërisht me titullin “Një përgjigje”. Aty Haxhiu trajton më hollësisht dukurinë e islamit radikal në Kosovë, duke bërë qartë dallimin mes rrymave “fashistoide” dhe besimtarëve të vërtetë, ndër të cilët nuk kanë munguar as përleshjet. Por në fund, Haxhiu është i bindur se “Nuk është vetëm Shefqet Krasniqi model i njeriut që pretendon se proklamon Islamin e keq. Më shumë se Shefqet Krasniqi – është Imami i Kosovës problem, si tolerues i të patolerueshmes dhe i paaftë të jetë në krye të besimtarëve islamë të Kosovës”.
Lexoni shkrimin e plotë në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/07/16/nje-pergjigje/
A.K
Comments
Problemi me Islamin radikal
<p>Problemi me Islamin radikal eshte se ai ka te njejtin padron qe ka edhe Baton Haxhiu. Ameriken. Ajo eshte qe polli radikalizmin vehabist dhe ajo eshte qe polli keta Batonet qe nuk duan hic Islam. Eshte pra nje corbe e tille qe Batoni nuk e zgjidh dot me deklarata luftarake si keto me larte, qe ja ka rrefyer Xhemal Ahmetit qe nuk i pelqen me te jete musliman.</p><p>Arabine Saudite e mban Amerika, e cila e mban edhe Kosoven. Perpara se te merren me Shefqet Krasniqin dhe hoxhallaret e Kosoves, kosovaret duhet ti kerkojne Amerikes te merret vete me Arabine Saudite.</p>
Add new comment