Basha flet për “zullumqarët e 23 qershorit”, dhe numëron ‘mrekullitë’ e PD

Që beteja për kreun e PD po bëhet duke u marrë me PS, tashmë kjo dihet. Por, artikulimet e fundit të Lul Bashës në këtë lëmë janë pak të thuash që të lënë me gojë hapur.
Duke folur në Shkodër, Basha i ka quajtur “zullumqarët e 23 qershorit” ata që nuk kanë qeverisur ende asnjë ditë! Madje, quan aleatë “shoqërorë” të PD, edhe të përndjekurit që u vetëdogjën dhe u denigruan po nga partia e z. Basha.
Pjesë nga fjalimi (marrë nga Panorama):
“Duhet të jemi të gatshëm të nisim që sot aksionin tonë opozitar, me të gjithë aleatët tanë shoqërorë, me të persekutuarit, pronarët, me rininë, me botën akademike, me shoqërinë civile, me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe të fillojmë t’u faktojmë ditë për ditë zullumqarëve të 23 qershorit se kanë përballë një forcë të gatshme për t’u përballur çdo çast me zullumin e tyre, por po kështu për të ofruar alternativën e së nesërmes”
Ndër perlat e fjalimit, është edhe “rinia e mirëarsimuar” dhe “administrata funksionale”:
“[ne] U kemi lënë një vend me rrugë të reja, u kemi lënë një vend me rini të mirarsimuar, u kemi lënë një vend me administratë funksionale. Në vend që të mendojnë se si të ecin më përpara, në raport me dëshirat e problemet e qytetarëve, mendojnë në mënyrën më absurde se si të zhbëjnë arritjet tona”
k.c.
Comments
Rroçka(tjeter)qe flet
<p>Rroçka(tjeter)qe flet proçka...</p><p>Keta kane luajtur nga mendja e kokes...Loosers,ju shpartalloi populli o qelbesira, ne 23 qershor;</p><p>Hapni syte o derdimene.......</p><p>LOOSERS,LOOOSERS,LOOOOSERS,LOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOSERS</p>
Add new comment