Shënim: Kontrata me Blair-in është ok, por ajo duhet të jetë transparente: Sa, kush e për çfarë do paguhet?

“Deri tani kemi thjesht një marrëveshje ende të pakonkretizuar me kontratë, të bazuar në dëshirën e të dy palëve për të bashkëpunuar në të mirë të Shqipërisë”, thosh Rama pas shkrimit që u publikua në të përditshmen londineze the Telegraph lidhur me një marrëveshje mes kryeministrit potencial Rama e ish kryeministrit Blair. Po ato ditë, Rama i dha munxët çdo tentative krahasimi mes kësaj marrëveshjeje dhe marrëveshjes së Podesta-ve me qeverinë “Berisha”: “Ka një ngutje të madhe, të kotë, për të bërë krahasime mes Blair-it dhe Podestá-ve, që paguhen me paratë e shqiptarëve për të dezinformuar opinionin ndërkombëtar dhe për të zbukuruar imazhin e një qeverie të korruptuar deri në palcë. Të jeni të sigurt se vullneti i Blair-it për të ndihmuar Shqipërinë nuk ka çmim për të mirat që do sjellë. Ndërsa kontrata nuk do të rëndojë hiç fare mbi buxhetin e shtetit dhe të publikut.”
Fraza e fundit është e rëndësishme: kontrata nuk do të rëndojë hiç fare mbi buxhetin e shtetit dhe të publikut. Po kush do ta paguajë Blair-in, nëse jo qeveria me paratë e taksapaguesve? Do ta marrim vesh sot, pasi të nënshkruhet kontrata mes të dyve (Rama është në Londër për këtë gjë). Nëse do duan t’na e thonë. Duhet t’na e thonë. Nuk duket se ka ndonjë të keqe ideja për ta lidhur këtë marrëveshje. Ashtu si nuk kish të keqe as në kontratën Berisha-Podestá. E keqja vjen kur nuk ka transparencë e kur palët i ikin termave të marrëveshjes. Ish pikërisht kjo që ndodhi me Podestá-në. Dmth me Berishën.
M.N.
Comments
Me sa duket Toni Bler eshte

Me sa duket Toni Bler eshte figura e zgjedhur per te krijuar marredhenie te mira me Faktorin Shqiptar ne Ballkan , ose te pakten , "ata" qe e mbeshteten ne kete nisjative , kishin parasysh keto lloj zhvillimesh ! Te mos harrojme vendimmarrjen dhe prezencen e tij ne kohen e Clirimit te Kosoves (pavaresisht ecurise praktike te kesaj ceshtjeje me pas) !

Ndryshe nga Podestat etj. bashkepunetore te Sali Berishes , qe njihen boterisht si klanet proserbe ne Uashington , Toni Bler dhe grupimi i tij mbeshtetes nuk e kane nje nam te tille ! Kur them se Podestat & Co te tjere , jane proserbe , kam parasysh qellimet e vjetra dhe aktuale serbe kundrejt faktorit shqiptar ne rajon , te cilet jane te interesuar qe ky Faktor te mos zhvillohet , te mos drepeshohet dhe te mos jete kurre ne gjendje te konkuroje lobimin serb ne Ballkan ! Keto qe po them sigurisht qe jane procese dhe elemente kunderintegruese , megjitheate ato jane reale ! Madje une mendoj se vetem fuqizimi real i Faktorit Shqiptar ne rajon , do te sjelle "njohjen reciproke" si kusht paraprak , per procesin e integrimit real te rajonit ! Shkaterrimit te Shqiperise , si berthama e ketij Faktori , i sherbeu edhe Sali Berisha , i mbeshtetur fuqimisht nga Podestat & Co te tjere dhe nga serbet , duke e shmangur si faktor konkurrues real dhe me te drejta te merituara ne rajon !

Sa i takon transparences si te marreveshjeve edhe te fondeve perkatese te Kontrates me Toni Bler , Artikullshkruesi ka shume te drejte dhe une e mbeshtes plotesisht ! Eshte nje nga kushtet (transparenca) per te pretenduar per nje rilindje ! Madje une mendoj se jo vetem kontrata (me te gjithe lementet) , por dhe veprimet e pastajme per permbushjen e saj duhet te behen transparente ! Mendoj qe media te krijoje sondazhe per miratimin nga ana e publikut te kontrates apo elementeve te vecante te saj !

Pershendetje dhe pune te mbare ! Ardhte i bardhe ndryshimi ne dobi te Shqiperise !

Sigurisht qe nje keshillim i

Sigurisht qe nje keshillim i huaj, qe nuk degjeneron si ne rastin e Podesta-s, eshte i mirepritur. Po ashtu degjenerimi eshte dicka qe varet, kuptohet ne rastin e nje marreveshje te mire ne leter, ne nje mase te madhe nga formimi i qeveritarit apo qeveritareve shqiptare dhe te huajve. Problemi duhet te ishte pse T. Blair? Nuk do te ishte me i udhes nje keshilltar specialist i problemeve financiaro-ekonomike (kujtojme ketu angazhimin e Th. Waigel-it ne Maqedoni)?!

ketu qendron edhe

ketu qendron edhe thelbi.....

hajde z. nano se do kesh edhe me kete pune po aq sa c'pate me doktorin.

edhe ky s'eshte se do beje ndonje ndryshim nga te tjeret.

me shume sesa çeshtje
me shume sesa çeshtje konsulence, eshte çeshtje marketingu. Edhe pompa qe i jepet ketij lajmi eshte marketing i mirefillte. Te mendosh qe me punet e menderosura te ketij shteti, do te merret hiç me shume e hiç me pak, por Tony Blair dora vete, eshte nje ngushellim i domosdoshem per budallenjte. Kjo funksionon mire, sidomos ne nje habitat politik ballkanik. Nga pikepamja e shtetberjes jemi nje popull ne fazen e pubertetit: ende nuk dime ç'jemi, ç kemi qene, e ç'do te donim te ishim. Kete krize identiteti kerkojme ta zbusim me suposte te gatshme te markes se mirenjohur Blair.
Add new comment