Çfarë ka ndodhur me votat në Shpërdhet, Mamurras?

Postuar në 17 Korrik, 2013 03:40

Socialistët kanë pretendimin se në qendrën e votimit 907, e cila ka qenë vendosur në ambientet e shkollës Shpërdhet në Mamurras, kutitë e votimit janë mbushur me vota fiktive. Ky pretendim nuk ngrihet mbi fakte dokumentare; është ngritur thjesht mbi pjesëmarrjen pabesueshmërisht të lartë në votime, dhe mbi një diferencë mes të djathtës e të majtës që nuk ka lidhje me tendencën në shkallë qarku e në shkallë nacionale. Rezultati përfundimtar në këtë qendër ishte 72% për koalicionin e djathtë dhe 28% për atë të majtë, dhe atje ka votuar mbi 90% e atyre që kanë pasur emrin në listat e zgjedhësve, në një kohë që gjatë zgjedhjeve të shkuara pjesëmarrja ka qenë dukshëm më e ulët: në zgjedhjet e 2007 pjesëmarrja ishte 57.2 %, në 2009-n 55.12% në 2011-n 58% (shih dhe foton).

Por Top-channel ka një pretendim të natyrës dokumentare. Kanë votuar 99 veta që nuk kanë qenë në Shqipëri, thuhet në një raportim të këtij televizioni bazuar në të dhëna të marra nga një burim (pa emër) i Ministrisë së Brendshme, dhe nga sistemi TIMS (Total Information Management System).

Koalicioni i djathtë, sipas vendimit të fundit të KQZ-së,e ka marrë mandatin e fundit  në këtë qark me një diferencë plus 39 vota.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ne 10 qv, KZAZ 13 u fallsifikuan tabelat dhe PS humbi mandatin. Tani, me keto rezultate te cuditshme, te &nbsp;pa mundura &nbsp;ne Mamurras PS mund ta fitoje prape mandatin. Duket &nbsp;qarte &nbsp;qe &nbsp;te &nbsp;dyja &nbsp;palet &nbsp;kane &nbsp;te &nbsp;drejte per pretendimet.</p><p>&nbsp;Sa me teper qe sillen prova te reja, evidente dhe qe &nbsp;i &nbsp;japin &nbsp;te &nbsp;drejte &nbsp;te dyja &nbsp;paleve &nbsp;per &nbsp;te siguruar &nbsp;kete &nbsp;mandat &nbsp;te &nbsp;fundit &nbsp;ne &nbsp;Lezhe aq &nbsp;me &nbsp;shume &nbsp;bie &nbsp;ne &nbsp;sy &nbsp;se &nbsp;e &nbsp;paskan &nbsp;qelbur &nbsp;krejt &nbsp; dhe &nbsp;kjo &nbsp;e &nbsp;ben &nbsp;procesin &nbsp;ne &nbsp;nje &nbsp;shkalle &nbsp;me &nbsp;te &nbsp;madhe &nbsp;te &nbsp;pabesueshem! &nbsp;&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.