Gjermanët të vendosur t’i shkojnë deri në fund hetimeve mbi Prizm. Merkel, di më shumë se pranon

Postuar në 17 Korrik, 2013 10:45

Komisioni parlamentar i Bundestagut, që mbikqyr aktivitetet e shërbimeve të fshehta, kërkon të mësojë se çfarë dinte qeveria gjermane për aktivitetet e NSA-së në Gjermani. Por mundësitë e tij janë të kufizuara, njofton DW.

A kanë qenë të informuara shërbimet e fshehta gjermane për aktivitetet e përgjimit të amerikanëve? Sa atentate janë shmangur në Gjermani falë informacioneve të shërbimit sekret të SHBA-së, NSA? Këto janë disa nga pyetjet me të cilat merret aktualisht në Berlin Instanca Parlamentare e Kontrollit (PKGr). Të martën (16.7.'13) ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich (CSU), dha sqarime para kësaj instance, për vizitën e tij të fundit në SHBA. Friedrich qendroi javën e kaluar në Uashington për të kërkuar informacione për survejimin në internet të shtetasve gjermanë nga NSA.

Sipas informacioneve në medie Shërbimi Informativ në raste pengmarrjeje gjatë viteve të kaluara, i ka kërkuar vazhdimisht NSA-së të dhëna të ruajtura komunikacioni mbi gjermanët e rrëmbyer. Këtu lind natyrshëm pyetja: nga e dinte BND-ja se këto të dhëna ekzistonin dhe nëse kishte dijeni BND-ja, a nuk duhej të kishte atëherë dijeni edhe qeveria?

Se çfarë i ka thënë saktësisht PKGr-së ministri Friedrich nuk dihet, pasi i ashtuquajturi "komision i shërbimit sekret" i Bundestagut, mblidhet me dyer të mbyllura. Por, Bild ka akuzuar se Kancelarja Angela Merkel di më shumë nga sa pranon për projektin e spiunimit Prizm, dhe kjo mund ta vërë në pozitëshumë të vështirë.

 

Ne.Su.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>NQS EDI DO TE ISHTE SPIUN USA DO TA ARRESTONTE ATE NE CDO PIKE TE GLOBIT&gt;AI I KA BERE TE DITUR GJITHE ATYRE QE KANE FUTUR HUNDET NE PUNET E SHQIPERISE SE SHQIPTARET NUK DUHEN NDESHKUAR NE MENYRE KOLEKTIVE POR SIPAS FAJEVE QE KANE BERE&gt;RROFTE BRSS&lt;RROFTE JUGOSLLAVIA</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.