FMN dhe BB në Shqipëri, lojë politike mbi autorësinë e ftesës: Rama, e kam thirrur unë; Fullani, e ka thirrur Bode!...

Postuar në 17 Korrik, 2013 11:46

Duke nisur prej ditës së sotme, deri më 19 korrik, një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të shikojë nga afër gjendjen financiare të vendit, dhe më pas do të vendosë për të pasur një mision të plotë vlerësimi në muajt tetor dhe nëntor. Po kështu pas pak ditësh vinë në Tiranë edhe përfaqësues të Bankës Botërore. Këto vizita përkojnë me rotacionin qeverisës, ndërsa prej kohësh, lideri i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, insiston për lidhjen e një marrëveshjeje të re me FMN, të nevojshme për nivelin ekonomik ku ka përfunduar Shqipëria, dhe për t’i bërë financat tona më të besueshme në sytë e ndërkombëtarëve.

Gazeta Shqip me anë  të një shkrimi të Ard Kolës zbardh axhendën e e këtyre ditëve të të dy institucioneve monetare ndërkombëtare dhe autorësinë e ftesës, por nuk ka mundur të zbulojë misterin e bisedës së  Edi Ramës me guvernatorin Fullani në takimin që zgjati më shumë se një orë. Duhet thënë se ky është i vetmi takim që kryesocialisti nuk ka komentuar, sikurse bëri me të tjerët, thuhet në fund të shkrimit.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.