Rama në Hard Talk të BBC, pyetet për 21 janarin dhe korrupsionin. Përgjigjet me “ndryshimin e sistemit”

Edi Rama ka dhënë një intervistë në emisionin Hard Talk të BBC në Londër, gjatë vizitës që kreu ai atje për të takuar ish-kryeministrin Tony Blair (Efektet e lobimit të Bler, lënë gjurmë dhe në këtë rast). Ai u ftua si Kryeministri i ardhshëm i vendit më të korruptuar në Europë (sipas TI)
Dy nga temat ku gazetarja Sara Montagueka ngulmuar kanë qenë korrupsioni dhe 21 janari. Për 21 Janarin Rama u përgjigj se “kam besuar tek ndryshimi në këtë vend” dhe te procesi për të “dhënë një vendim të drejtë për të gjithë ata që janë përgjegjës për 21 janarin. Unë besoj fort se ka korrupsion, ka një sistem të korruptuar, por lufta kundër tij mund të bëhet menjë sistem më të moderuar”. I ngucur më tej nga gazetarja për deklaratat e bëra prej tij për 21 janarin, Rama tha se “Kur kam folur për Sali Berishën kam thënë që ai ka gjithë përgjegjësinë (...) dhe kam thënë që do ketë një gjykim të mirë që të mos jetë sërish farsë”.
I pyetur sesi do ta manaxhojë korrupsionin (edhe atë në mjekësi), Rama, u përgjigj: “Besoj se ne do arrijmë të transformojmë gjithë sistemin. Ka shumë histori të sukseshme që mund të tregojnë se korrupsioni është I luftueshëm; padyshim që kjo do reforma të qarta e të plotë të cilat ne I kemi gati. Ne kemi një program special për bankat dhe stabilitetin e sektorit financiar. Ky program mendoj se do të na ndihmojë shumë në përmirësimin e buxhetit po duhet të shikojmë se cili është realiteti në sektorin financiar. Ne duhet të luftojmë korrupsionin dhe lufta ndaj tij do na ndihmojë në sistemin financiar. Programi ynë është i aplikueshëm. Këto janë gjëra që janë thënë. Luftimi I korrupsionit do na sjellë më shumë investime. Prandaj ne duhet të gjëjmë rrugën e duhur për të ndërtuar një shtet të suksesshëm.”
k.c.
Për më shumë këtu:
dhe këtu:
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/21-janari-rama-vendimi-i...
Comments
Ky flet per 21 Janarin kur

Ky flet per 21 Janarin kur eshte kryeninister me votat e strum(bullarit) per bllokun e te cilit nxori njerezit te vriteshin.

Dhe bashke me Ilir Bllokun dhe Tom Doshin do i vene gjoksin luftes kunder korrupsionit :-))))

Hardtalk eshte nje emision i

Hardtalk eshte nje emision i bere nga BBC-ja, mund te shqiperohet is ''muhabet i rende'' apo ''interviste e veshtire'' por nuk ka dhe aq rendesi nisur nga faktet ne terren. Pavaresisht se aty intervistohen leader e mendimtare nga e gjithe bota eshte program ne BBC-World service; jo ne BBC ''proper'' Ne Britani shume pak e ndjekin apo e dine qe ekziston.

Google HARDtalk, ka 1.030.000 resultate, google ''BBC News te dalin 320.000.000. Une e ndjek kete emision qe ne kohen e krijimit -kohe me pare- kur ishte vertete HARD. Filloi me gazetarin Tim SSebastian, paksa ''kontravers'' per stilin e tij kombativ. Me pas e mori Stephen Sackur e sot ka dhe te tjere qe e zevendesojne kohe pas kohe.

Edi Rama.

1. Pa asnje perjashtim, te gjithe udheheqesit shqiptare, Nano, Meta, Majko, Berisha etj, persa kam pare ne intervista ne TV te botes, ne kohera krize per Shqiperine (qe para '97) dhe Rama se fundmi, nuk jane njohes te mire te Anglishtes. Mund ta kuptojne ate, deri diku dhe mire [conversation levels] por ne shprehje lene shume per te deshiruar. Nese do fillonim me akcentin e te tjera atehere...

Kjo ne fakt tregon dhe nje fakt [per prapambetjen tone,] se akoma eshte ne pushtet nje brez ''i vjeter'' dhe ai tranzitor; kur sot Anglishtja nuk diskutohet se flitet ... por Ky brez [rama/meta etj] jane si jane dhe nuk i kane dhene rendesi zhvillimit intelektualo-personal.

a) Ka gabime shume elementare. Harrojne qe folja percakton njejesin dhe shumesin, dhe ne Folje e japin njejes dhe Peremri/at u dalin ne shumes.
b) Perkthimi drejtvizor. Ka fjali ne ate forme sic dhe mendohet ne shqip, fjale per fjale. Anglishtja nuk funksionon keshtu. Sigurisht mendimi mund tu kuptohet, por del i cunguar per bashkebiseduesin.
d) Kjo te jep nje sens inferioriteti ndaj tjetrit, duke e ditur qe niveli juaj eshte vecse ''passable'' dhe asgje me teper.
c) Artikulimi i nje mendimi politik, ose i nje koncepti delikat, asnjehere nuk del i plote nese Anglishtja juaj s'ka nivel te kenaqshem.
d) Keto rezultojne dhe nje nje fare Patronizimi nga intervistuesi...qe te flet me nje ton ''do you s.p.e.a.k. inglish?'' ngadale dhe te trajton paksa si ''te vogel'' dhe jo shume te thelle.

Ne paraqitje dhe te folur, Edi ka dhe mangesi te tjera.

a) Ne fillim te cdo fjalie apo pergjigje, ai shikon poshte-djathtas...duket sikur po ''i degjon rrotat e trurit'' ne levizje e siper.
b) Kur nuk e sheh bashkebiseduesin direkt ti nuk projekton besim dhe siguri te ai apo te tjeret.
c) Shpesh ben grimaca e levizje koke/mimike te panevojshme.
d) Kur flitet per nje subjekt serioz -4 te vrare ne demonstrate- nuk eshte e keshillueshme te Qeshesh; as si i zene ne faj e as sikur kjo eshte ''amusing''

Edi ka shume pe te bere dhe mesuar, ndoshta disa gjera do i vijne me pas; shpresojme qe per te miren e vendit do jete nje Menaxher i mire, pasi Lider ai nuk eshte. Kjo s'duhet marre ne kontekst negativ, Shqiperia ka nevoje per manaxhim efikas dhe jo me per demagoge dhe lider te perjetshme.

I urojme fat....e zoti qofte me te.

Shume po kerkoke. :D Ne fakt

Shume po kerkoke. :D

Ne fakt une prisja qe te ishte me keq Rama (Berisha intervistat ne anglisht i ka skandal psh), por mesa duket paska mesuar. I gje tjeter qe m'beri pershtypje eshte qe ishte goxha konciz. Ne intervistat qe jep ne shqiperi i duhet 5 minuta per t'shprehur nje fjali se i bie nga kina dhe thot i tuf budallalliqe. Besoj se e ka dinte qe eshte tek BBC dhe jo Top Channel / TV Klan.

Meqe ra fjala, shpresoj se "gazetaret" tane t'kene msuar disi nga Sarah Montague se c'do te thote te intervistosh dike.

Konstatimet e mesiperme jane

Konstatimet e mesiperme jane mese te verteta, dhe duhet qe te pakten te kesh jetuar per nje kohe te gjate apo studiuar ne Angli apo Amerike qe te te mundesh te percjellesh sakte idene tende ne Anglisht.. e cila eshte aq sa e lehte dhe e bukur po aq dhe e veshtire per dike te papraktikuar...

Shume Lidera boterore zgjedhin te flasin ne gjuhen e tyre neper intervista me kanalet Amerikane apo Angleze dhe nuk e bejne kete per shkak se nuk dine Anglisht por ne kete menyre shmangin shfaqjet e dobeta ne publik ... Mendoni ca do i punonin Ahmadinexhadit nese do i jepte intervistat e veta ne Anglisht tek Larry King....

Pajtohem plotesisht me parashkruesin Rama ka per te mesuar e per te bere shume tashme....

Te shpresojme per mire.

Problemi i Rames ne kete

Problemi i Rames ne kete interviste nuk ishte anglishtja por fakti qe ai nuk arriti te dilte bindes ne perspektiven e tij te "Rilindjes" dhe te luftes kunder korrupsionit, jo vetem per pranine e Ilir Metes ne koalicion por edhe sepse vete Rama ishte dhe eshte pjese e sistemit (zonja Montague docet). "Lideri me vizion" ne kete interviste ishte mjaft i mjegulluar per planet konkrete per ndryshimin e sistemit. Ndoshta pret qe keto pune t'i zgjithe duke paguar Tony Blair-in .

Let's wait and see...

Add new comment