Kë konsideron Basha etër të PD-së, dhe një konsideratë për Gramoz Pashkon

Postuar në 18 Korrik, 2013 04:57

Alfred Lela niset nga një dedikim i Ngjelës në librin e tij (për Gramoz Pashkon e Azem Hajdarin) dhe nga një deklaratë fushate partiake e Bashës (që konsideron Pashkon, Hajdarin dhe Berishën 3 etërit themelues të PD) për të folur edhe ai disa fjalë të mira për Pashkon, që mbush 7 vjet nga ikja këtë muaj.

Shkruan Lela te MAPO:

Pashko ka qenë tragjiku i mbivendosur në historinë e Partisë Demokratike: edhe me jetën, edhe me vdekjen e tij. Ndoshta nuk ka rëndësi për Pashkon, fakti që Basha e ka përmendur si trashëgimi, por ka për familjen e tij dhe për legacinë e familjes së djathtë. Është një shpagim, edhe pse i vonë për një liberal si Pashko, një përmbysës që u fut në skenën politike shqiptare me teorinë revolucionare të shock therapy. Siç i pati tezat tragjizma të mbivendosur, pati edhe fundin e jetës. Mund të thuhet se Pashko, në demokraci të paktën, jetoi dhe vdiq brenda një shkundullime...”

Sa për respektin e Bashës ndaj Pashkos e Hajdarit... më tepër duket si kujdes i kreut të ardshëm të PD-së për të quajtur “etër të PD-së” vetëm të vdekurit dhe veç 1 të gjallë...

k.c.

i plotë:

http://mapo.al/2013/07/18/gramoz-pashko-sipas-lulzim-bashes/

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Kë konsideron Basha etër të PD-së? Natyrisht veglat e shokut Ramiz &#39;intelektualet&#39; te tille si Berisha, Pashko dhe Hajdari. Por... krye-eti dmth kryebabai real i PDse eshte shoku Ramiz</p>

Submitted by ID (not verified) on

<p><strong>Per bbb:</strong> A je ne vete apo jo? Cfare jane keto qe shkruan,&nbsp; a ke tru ne koke ti&nbsp; mor zoteri? Po si mund te thuash qe Pashko dhe Hajdari, madje edhe Saliu ishin vegla te Ramizit? Ky eshte nje budadallek qe as socialisti me injorant nuk mund ta thote. Qenke me te vertete me probleme kushdo qe te jesh ti.</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Hahahaa..Une qenkam me probleme apo ti???</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.