Në garë janë vetëm Basha e Olldashi. “Dhe Zeni”, thotë Dita që publikon një sms të tijën dërguar Keltis Krujës

Postuar në 19 Korrik, 2013 05:01

Urdhëri i Berishës për të mos marrë pjesë e për të mos ndikuar në garën për kreun e PD-së u ka mbyllur gojën jo vetëm eksponentëve të kësaj partie, por dhe gazetarëve dhe analistëve të së djathtës. Dhe kur kanë folur, e kanë bërë me kujdesin për të qenë të balancuar e të paanshëm. Nuk janë rreshtuar në favor të Bashës apo të Olldashit. E shumta, thotë Habjon Hasani në një shkrim të tijin, “janë disa editoriale ku përgëzohet e promovohet Basha, që sillet si holandez (duhet ta ketë mbi të gjitha me një shkrim të Artur Zhejit. Re.Pu.), e ku, si për t’i dalë borxhit, i njihet dhe Olldashit ndonjë meritë, siç është angazhimi i tij në PD qysh kur ka qenë me pantallona të shkurtëra”.

Ndërkohë është po Dita që raporton mbi një përfshirje të Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit, në favor të Lulzim Bashës nëpërmjet sms-ve që ky u ka dërguar figurave të PD-së. “Prishesh me mua për jetë, nëse nuk ndihmon Lulin”, thuhet, fjala vjen, që t’i ketë shkruar biri i Berishës Keltis Krujës, ish-prefektit të Tiranës. Burimi është “një zyrtar i PD-së”. Por nuk jepet emri.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.