Falimenton “motori” i Amerikës, qyteti i Detroitit. Shkak, kriza financiare, korrupsioni, krimi dhe rënia e numrit të popullsisë

Postuar në 19 Korrik, 2013 13:28

Agjencitë më të rëndësishme botërore të informimit bëjnë të ditur se Qyteti i Detroitit, shtëpia e tre gjigandëve amerikane të prodhimit të automobilëve (GM, Ford dhe Chrysler), shpall falimentin. Prej kohësh qyteti i shtetit të Miçiganit kishte tentuar të shmangte një situatë të tillë. Një goditje e rëndë ishte edhe kriza e industrisë së automobilave e cila megjithatë u rimëkëmb, por prej vitesh Detroidi kishte luftuar kundër kolapsit financiar që e ka detyruar të marrë disa herë hua e që nga ana tjetër nuk kanë prodhuar rezultatet e pritura.

Ajo që dikur konsiderohej si motori i Amerikës, me gati dy milionë banorë, është kthyer tashmë në një qytet me lagje të tëra të braktisura ku shkalla e krimit është më e larta në 40 vjet. Rënia e popullsisë, së bashku me vite të gjata keqmenaxhimi dhe korrupsioni, kanë detyruar autoritet të paraqesin kërkesën më të madhe komunale për falimentim në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Kur mora detyrën, më shumë se katër vjet më parë, hasa në krizën financiare për Detroit," tha kryetari i bashkisë, David Bing. "Ne u përpoq të gjejmë një zgjidhje për këtë situatë në këto katër vjet. Por ishte shumë, shumë e vështirë"- shtoi ai.

Defiçiti në buxhetin e qytetit është vlerësuar në mbi 380 milionë dollarë e borxhet afatgjata arrijnë në 17- 20 miliardë.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.