Haradinaj: Biseda plot cinizëm me Millosheviçin në Hagë dhe pse doja që Berisha të fitonte zgjedhjet

Postuar në 20 Korrik, 2013 03:11

Ndërsa ditët e fundit është ndezur një debat për komentet e analistit dhe shkrimtarit, Fatos Lubonja mbi veprimtarinë e Ramush Haradinajt gjatë luftës së Kosovës, ky i fundit ka dhënë dje një intervistë për Ilva Taren në “Ora News”, duke zbuluar edhe një detaj interesant nga qëndrimi i tij në Hagë si i akuzuar për krime lufte. Haradinaj ka thënë se e ka parë dy herë Sllobodan Milosheviçin, me të cilin ka shkëmbyer këto fjalë: “Shkoja në sallonin e vizitave, duke pritur tek vendi i vizitës... ndërkohë pashë një person përballë. Ai më tha në anglisht: “Z. Haradinaj. Unë e këqyra dhe i thashë: ‘Po’. Ai më tha në anglisht: ‘Jam Miloseviçi’. Nuk më bëri përshtypje. Por s’munda ta besoja që ishte ai. Dukej shumë i vogël, me pantallona të shkurta dhe një jelek si të peshkatarëve, me shumë xhepa. Por, vetëm hundën njoha, se e ka patur një hundë karakteristike. ‘Si është gjendja në Kosovë’, më tha... I thashë mirë. I thashë se bashkësia ndërkombëtare po sillen keq me ne. ‘Po pse’, tha? ‘Po ne duam të bëjmë një ushtri sipas dëshirës sonë...’! Cinizëm ishte. Në fakt kjo ka qenë hera e dytë. Herën e parë më tha: “Ooo... mirë se ke ardhur, si po të duket këtu’? Isha duke kaluar, dhe i thashë: ‘S’e di’! I thashë po ti je më herët dhe duhet ta dish më mirë. ‘E merr vesh vetë’, më tha. Kuptohet në distancë ishim, kishte roje ato që ishin prezentë”, ka rrëfyer Haradinaj.

Në një vlerësim të tijin për Edi Ramën dhe Sali Berishën, kreu i AAK-së ka shtuar se me të parin nuk ka ndonjë marrëdhënie, ndërsa për të dytin thotë se donte të fitonte zgjedhjet sepse... ka ndërtuar Rrugën e Kombit.

 

Intervista e plotë http://gazetadita.al/ramush-haradinaj-per-akuzat-e-luftes-be...

 

Re.Pu

Comments

Submitted by mhk (not verified) on

Po ti gomar je, normal që don Salen per nje rruge. Pastaj se mos ishin paret e tua ata, te shqiptareve te shqiperise ishin. Po duhet te jete e larte rroga e kministrit ne Kosove qe te del te paguash gjithato avokate.
Dukesh se si tregon historine e burgut qe ca mendje ke.

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp;Idiot komplet. Mjere Kosova...</p>

Submitted by Hithri (not verified) on

<p>Ku duket sikur s&#39;ka bere shkolle se nuk di as te shprehet. Po te lexosh te plote intervisten eshte skandal te lexosh fjalite e tij. Dhe te ben pershtypje perse e thekson qe Milloshevici i ka folur ne anglisht? Per cfare aresye Milloshevici do te perdorte anglishten kur ai e dinte qe ky e di serbishten? Apo ka frike te thote qe biseda u yhvillua ne serbisht se mund te akuzohet qe kane biseduar edhe gjera qe s&#39;duhet te bisedonin. Dhe thekson qe s&#39;pati kontakt fizik se kishim disa njerez midis nesh. Pse duhet te jape specifika te tilla sikur justifikon veten paraprakisht nga ndonje akuze. Me sa duket, dihet fakti qe te dy kane folur me njeri tjetrin dhe ku i paraprin akuzave te mundeshme.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.