KQZ-ja nis hapjen e kutive të Lezhës dhe Shkodrës. Celibashi: Vendim i paligjshëm; Gjata: Rrit transparencën e zgjedhjeve

Në një kohë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sapo ka nisur mbledhjen ku do të rinumërohen kutitë e votimit të Qarkut të Lezhës dhe Shkodrës, gazeta Panorama ka sjellë sot qëndrimin e dy ish kryetarëve të KQZ-së për çështjen. Ilirian Celibashi dhe Çlirim Gjata kanë dhënë këndvështrime të ndryshme në interpretimin e vendimit të KQZ-së për rinumërimin e të gjitha kutive të votimit në këto dy qarqe. “Procedura e shqyrtimit është krejtësisht e paligjshme sepse nuk është kuorumi i kërkuar nga Kodi Zgjedhor për të zhvilluar një mbledhje KQZ-je për raste të tilla. Por veçmas kësaj, KQZ-ja nuk mund të vendosë hapjen e të gjitha kutive të votimit pse në 9 nga të gjitha kutitë ka pasur pretendime. Argumenti që ka përmendur një anëtar i KQZ-së për hapjen e të gjitha kutive nuk ka bazë ligjore”, thotë Celibashi. Ndërsa Gjata përgjigjet: “Ky është një proces teknik, dhe kjo është normale për çdo vend demokratik të zhvilluar. Rezultati ka mbaruar, ndërsa hapja e kutive rrit ndërgjegjësimin dhe transparencën e zgjedhjeve”. A nuk ishte kjo ajo që kërkoi opoizta në 2009-ën? Një njollosje në këtë moment i procesit mund të hedhë poshtë çdo vlerësim pozitiv që zgjedhjet e 23 qershorit morën nga opinioni ndërkombëtar.
Re.Pu
Add new comment