I pikasëm të gjitha ngastrat e hashashit, thotë policia. Po pastaj?

Të gjithë e mbajmë mend monitorimin ajror që një mjet italian i Interforce Italia-s, i ftuar nga Policia e Shtetit, bënte para pak vitesh mbi Lazarat, në gjurmë në ngastrave të mbjella me hashash, dhe përgjigjen që mori nga poshtë, me breshëri të shtënash. Ky monitorim gjithsesi ka vazhduar, dhe këto ditë sapo përfundoi monitorimi i territorit nga ajri për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike. Ekziston madje njëfarë softueri që në filmat dhe fotografimet nga ajri, zbulon ngastrat me kanabis, gjethet e të cilit paskëshin një reflektim specifik. Shumë shpejt, thotë policia jonë, do të bëhen me dije të gjitha zonat problematike dhe do të nisë asgjësimi i tyre. Vitin e kaluar u eliminuan 76 ngastra, mirëpo gati çdo javë (deri para pak ditësh) sasia e hashashit të kapur në Shqipëri, por edhe në Itali e Greqi (nisur prej këtej) i ka kaluar kilogramët si njësi matëse. Tani flitet vetëm për kuintalë e tonelata. Megjithatë, të mirat e softuerit nuk mund të mohohen…
A.K
Comments
Na çane trapin me keto
<p>Na çane trapin me keto shpenzime te kota te parase publike, LIBERALIZONI DROGEN E CDO LLOJI DHE SHIHNI PASTAJ SESA TE FORTE JANE LAZARATASIT DHE HAJVANET E TJERE PEDEISTE QE JANE PASURUAR FALE NDALIMIT!</p>
Add new comment