Turizmi në zgrip, 50 përqind më i dobët se vitin e kaluar, nostalgjikët i janë kthyer Durrësit dhe Golemit

Postuar në 20 Korrik, 2013 11:06

Shifrat e INSTAT për lëvizjet e njerëzve për jashtë vendit ashtu edhe për brenda vendit janë nga më të ulëtat. Sezoni turistik, megjithëse në kulm të tij, është shumë i dobët në krahasim me vitin e shkuar. Mendohet deri në fund të sezonit të jetë 50 për qind më dobët. Ka disa faktorë që kanë ndikuar për keq në këtë degë të ekonomisë: Në radhë të parë, kriza financiare, në radhë të dytë, moti jo i favorshëm, por çfarë e ka dëmtuar së tepërmi Durrësin, Golemin, Shëngjinin, Velipojën dhe plazhet përreth është përkitja e këtij sezoni pushimesh me muajin e Ramazanit. Tashmë është fakt që frekuentuesit më besnikë të kësaj riviere janë kosovarët, të cilët njihen gjithashtu për besimin e fortë në islam.

Ndërsa bizneset janë gati të shpallin falimentin për këtë vit, frekuentuesit e tjerë të këtij plazhi duket se po e shijojnë këtë situatë. Bregu është më i qetë, uji më i pastër dhe rëra po ashtu më pak e ndotur se në vitet e shkuara. Plazhet e Durrësit dhe të Golemit të kujtojnë vitet e tyre më të mirë. Shumë nostalgjikë iu janë rikthyer këtyre plazheve.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.