PS-ja i kërkon Kolegjit të ndërpresë rinumërimin e votave të Lezhës, por mund të marrë përgjigje të hënën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon punën me rinumërimin e votave të Qarkut të Lezhës (që sa për kronikë, po tregon se rezultati në favor të së majtës do të konfirmohet), ndërsa Partia Socialiste i trembet një përsëritje të skenarit të vitit 2011 me procesin e Kryetarit të Bashkisë në Tiranë. Përfaqësuesi i socialistëve, Koli Bele, ka dorëzuar një kërkesë ankimore në Kolegjin Zgjedhor, duke i kërkuar atij të ndërpresë rinumërimin e votave. Nga ana e tij, Kolegji mund të mblidhet të hënën për ta shqyrtuar çështjen. PS-ja e quan të jashtëligjshme procedurën që po ndjek KQZ-ja mbi këtë çështje, pasi nuk ka kuorumin e nevojshëm për të bërë shqyrtime të tjera, por me sa duket KQZ-ja ka ndërmend ta çojë deri në fund.
Re. Pu
Comments
PS duhet ta kishte
<p>PS duhet ta kishte parashikuar kete gje. PD drejtohet nga elemente me natyre fashiste dhe po me elemente te tille ka krijuar institucionet. Shumekush nga ne thote: Po valle, si nuk kane frike nga ligji bandite te tilla te institucioneve si KQZ, Kolegj, gjykate etj? Pergjigjja eshte e thjeshte: Ka qene Sali Berisha qe i ka mbrojtur dhe tani, edhe i mundur e i derrmuar, vijon te demtoje. Dhe ta dini: Sali Berisha nuk e ka fare problem ta çoje vendin ne lufte civile. Kete e deshmoi me vitin 97, pasi po te jepte doreheqjen, vendi nuk shkaterrohej dhe nuk vriteshin ato mijera bij nenash nga armet, te cilat SB ua dorezoi njerezve, por edhe banditeve, vjedhesve, krimineleve. Mjere Shqiperia ke ka pasur ne krye si parti dhe si drejtues ne vitet 1992-1997 dhe 2005-2013. Mua me habit naiviteti i shume e shume njerezve te politikes. Edhe kur te vdese, Sali Berisha do vijoje te demtoje Shqiperine, pasi i ka pergatitur fallangat e vdekjes, i ka armatosur, i ka pasuruar, ju ka dhene pushtet, etj, etj.</p>
Add new comment