A fshehin ar shkëmbinjtë e gjelbër në zonën e Kaçinarit dhe në Rubik?

Para dia ditësh u dha lajmi se një komani kanadeze kishte marrë liçencën nga Minisria e Ekonomisë dhe Energjitikës për të zhvilluar kërkime për gjetjen e arit në zonën e Kaçinarit dhe Rubikut. Gazeta Shqip hedh sot disa detaje mbi këtë liçencë dhe ka zbardhur dyshimet që kanë çuan drejtuesit e kompanisë “Arian”, për të nisur kërkimet. Kompania thotë se bazuar mbi rezultatet e studimit gjeologjik, gjeokimik dhe gjeofizik, “Arian” ka zbuluar atë çka mund të konsiderohet si rripi i rezervave të arit. “Lëvizjet tektonike dhe ndërhyrëse në këtë zonë mund të kenë çuar në krijimin e depozitave të arit. Ata që njihen si shkëmbinjtë e gjelbër, në të cilët ndodhen depozitat e arit përbëjnë 13% të produktit të përgjithshëm të arit”, citon Shqip, studimin e kompanisë “Arian”. Aty thuhet se kompania ka zbuluar një vendburim ari apo ndryshe siç e cilëson “rrip” me aktivitet tektonik të përshtatshëm për të ndërhyrë dhe që mendohet të përmbajë depozita të konsiderueshme ari.
Re.Pu
Add new comment