Olldashi thumbon Bashën: Kryetari i ri i PD-së duhet të jetë në Parlament për të bërë opozitë

U desh dita e fundit e fushatës brenda PD-së, për të dëgjuar Sokol Olldashin që “thumbon” kundërshtarin në garën për Kryetar të partisë. Ndryshe nga takimet e mëparshme, ai e ka fokusuar fjalën tek avantazhet që ka kundrejt kandidatit Lulzim Basha. Pasi thotë se e njeh më mirë strukturën e PD-së, sepse ka hyrë aty si militant, dhe se ka një eksperiencë të vyer opozitare, Olldashi ka qëlluar: “Avantazhi i tretë është të qenit në parlament. Debati politik atje ka arenën dhe atje duhet të zhvillohet. Ne e kemi parë këto vite, kur ne kemi qenë në pushtet se sa i pabarabartë ka qenë debati në parlament. Ju të gjithë e dini që në asnjë ditë të vetme, në asnjë seancë të vetme Sali Berishën, nuk e konkurroi kush në parlament. Sepse nuk kishte asnjë autoritet që t’i dilte përballë Berishës”. Këtu ai e ka fjalën për Edi Ramën, i cili në tetë vite në opozitë nuk ishte i pranishëm në Parlament. Një eksperiencë të tillë i bie ta kalojë edhe Basha në rast se zgjidhet Kryetar i PD-së.
R.K
Add new comment