Privatizimet në sektorin e naftës dhe energjisë kanë dështuar, thotë prof. dr. Maksi Shuli

Postuar në 21 Korrik, 2013 10:34

Privatizimi apo dhënia me konçesion, në sektorin e naftës i ARMO-s dhe tendenca për të privatizuar “Albpetrolin”, apo gjithashtu edhe në fushën energjisë elektrike, si OSSH, HEC-et e vogla etj., vlerësohen si një dështim nga ana e ish nën/kryetarit të Agjencisë Kombëtare të Energjisë, prof. dr. Maksi Shuli. Në një intervistë dhënë gazetës Shqip, ai ka thënë se qëllimi i vetëm qeverisë për të privatizuar apo dhënë me konçesion këto pasuri ishte dëshira për të mbushur arkën bosh të shtetit. “Në të gjitha kompanitë që qeveria bëri ose tentoi të bënte privatizime apo dhënie me koncesione tek asetet strategjike, ishte e papërgatitur dhe i parakohshëm, tepër i përshpejtuar dhe me synim më tepër dekapitalizimin e shtetit në këtë sektor sesa realizimin e një reforme ekonomike të qenësishme tregu”, ka thënë Shuli. Ç’është më e keqja, sipas tij, dështimi i privatizimeve dhe konçesioneve, në sektorët me peshë në ekonominë e vendit, direkt apo indirekt, ndikuan në thellimin e krizës. Ndërsa, sa i takon CEZ-it, ai shton se situata e kompanisë është alarmante dhe nuk ka ku të shkojë më keq.

 

Intervista e plote http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/07/21/shteti-i-dha-lire-n...

 

Re.Pu

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>LARGOHU HAJDUT.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.