Pjesa më e keqe e Shqipërisë ka drejtuar pjesën më të mirë të vendit, administrata në detyrë, më e keqja që kemi pasur ndonjëherë, ka thënë Shehi

Postuar në 21 Korrik, 2013 12:37

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka thënë për gazetën “Mapo” se administrata në detyrë ka qenë më e keqja në historinë e shtetit shqiptar, pasi në të ka dominuar krahinarizimi i thellë.

“Kjo administratë publike që kemi prodhuar në këto vite ka qenë ndër më të këqijat. Flas për këtë që ka prodhuar Partia Demokratike në mandatin e dytë. Kur kujtoj administratën që kemi pasur në ’92-’96, jo për nostalgji, por për kualitet, unë nuk e kam menduar ndonjëherë që ndonjë mekanik i ardhur nga provinca mund të punojë nëpër ministritë e Tiranës apo ndonjë ish-polic mund të bëjë drejtorin në shtetin shqiptar. Ndjehem i ofenduar që kam qenë shefi i mijëra punonjësve. Administrata ka degraduar në një nivel të rrezikshëm. Edhe kjo ka sjellë të mos u përgjigjen kërkesave të qytetarëve, pasi ka qenë arrogante duke qenë injorante. E dyta ka pasur krahinarizëm të theksuar. Nuk mund ta drejtojnë pjesën më të mirë të Shqipërisë, pjesët më të prapambetura të saj. Kjo ndodh në gjithë botën; kjo është një ligjësi e përgjithshme e kush shkel mbi të e ka hapur vetë gropën e humbjes”, përfundon Shehi

Zh.

Comments

Submitted by reformer (not verified) on

si gjithmone ka te drejte Dashi: PD-ja hapi gropen e vet me ndihmen e militanteve te vet, qe u kthyen ne shefa te administrates. gabimin qe militaqntet e thjeshte te behen drejtora nuk e ka bere as komunizmi. militantet kishin nje vend pune ne administrate, por drejtorat ishin njerez nga me te aftit.

Submitted by Pesimisti (not verified) on

Po ky ore? Tani i doli rakia? Ky sikur donte mandatin e trete per te cuar perpara punerat e mira te qeverise? Hajde c'qelbesira mban ky vend. U ka ikur cipa te gjitheve.

Submitted by Anonimous (not verified) on

Administrata, nga injorante u kthye ne injorante-krahinore. Pastaj nga injorante-krahinore u kthye ne te papergjegjshme. Me vone u kthye ne arrogante-injorante dhe pastaj u be e RREZIKSHME NE EKSTREM.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Pjesa më e keqe e Shqipërisë ka drejtuar pjesën më të mirë të vendit gjate komunizmit. Ha,ha,ha.

Submitted by Trifon Rina (not verified) on

Tani del qe me i miri qe duhet te udheheqe eshte gramoz ruci dhe koçoja

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.