Një Obama britanik? Është shpejt të thuhet, por medias nuk i durohet …

Postuar në 21 Korrik, 2013 15:10

Gazeta e famshme Financial Times kish bërë dje një profil të politikanit britanik Chuka Umunna. Chuka Umunna britanik? Po, saktësisht britanik. Ka lindur më 1978, në Mbretërinë e Bashkuar, nga një baba nigerian dhe nënë irlandeze. Pas studimeve universitare, i është futur politikës, dhe sot është një nga ministrat në hije të partisë laburiste. Ministër i Biznesit.Po çfarë ka bërë që ka merituar të jetë personazh i rubrikës së kësaj gazete me titullin “Profile”? Në fakt, nuk ka bërë ndonjë gjë, përveçse një karrierë ta zakonshme politike në radhët e laburistëve. Është ngasja gazetareske për të hequr paralele që e ka shndërruar në personazh (“krahasime të tilla janë punë gazetarësh përtacë”, thotë ai vetë në këtë rrethanë). E krahasojnë me Barack Obama-n. Por ngasja nuk lind në boshllëk. Ai shquhet për talent e cilësi në lëmin e politikës, është karizmatik, artikulohet mirë, tërheq vëmendjen e gazetarëve, di të përdorë avantazhet e hapësirat mediatike, e di të performojë mirë në TV. Dhe karakteristika e fundit që ta shtie mire në kokë këtë paralele …. ai është me ngjyrë (në foto me kreun e partisë së vet, Ed Miliband).Ata që njohin anglishten, mund ta lexojnë të plotë profilin në linkun http://www.ft.com/intl/cms/s/2/b2e9e3a6-ef46-11e2-bb27-00144feabdc0.html#axzz2Zi8WLieI Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.