Kume: KQZ nuk ka gabuar me hapjen e kutive. Sollaku: KQZ ka kryer një vepër penale

Lidhur me vendimin e KQZ-së për hapjen e kutive për qarkun e Lezhës e të Shkodrës, ish kreu i KQZ-së Kristaq Kume nuk sheh shkelje të ligjit. Në një intervistë që ka dhënë për Panoramën,ai thotë, se “KQZ-ja mund të vendosë për hapjen e kutive në mënyrë, që të realizojë një hetim të thelluar administrativ, [dhe se] kur e sheh të arsyeshme duhet të marrë prova në kuti; ligji i ka krijuar hapësira KQZ-së, por nuk e detyron atë”.
Ndërsa ish kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Dhori Sollaku ka një mendim të kundërt: “Vendimi i KQZ-së ishte i kundraligjshëm; madje, kjo shkelje përbën vepër penale; në asnjë dispozitë të kodit zgjedhor nuk jepet kompetenca e KQZ-së për të hapur kutitë me votat e vetëm katër anëtarëve”.
I intervistuar po nga Panorama, Sollaku në këtë diskutim kapet pas një çështjeje tjetër. “Ky veprim i gabuar i KQZ-së ka dhe një anë të mirë; nëse vërtetohen manipulime, përgjegjësit duhet të detyrohen të përgjigjen para ligjit”, thotë ai, duke lënë të kuptohet se është rast i mirë për të ndëshkuar ata që deformojnë rezultatin e zgjedhjeve.
Re.Pu.
Comments
Eshte per te vene duart ne
<p>Eshte per te vene duart ne koke kur flet edhe Kristaq Kume qe ka bere zgjedhjet me te deformuara ne historine e pluralizmit shqiptar. Nga pamja duket si burre i mire, dhe mbase eshte, por ama ky tipi ka qene kryetar i KQZ-se me zgjedhjet e 26 Majit 1996, bashke me Kreshnik Spahiun si sekretar. Hajde fol po deshe. Keta te fyejne ne cdo cep te inteligjences, sado e ulet qe te jete ajo.</p>
K.Kume ka qene kryetar i KQZ
<p> K.Kume ka qene kryetar i KQZ ne 1997 ,kur i dha Berishes nja 30% duke e mbajtur ne politike.</p><p>Ajo qe nuk kuptohet eshte se c'nevoje ka më t'i rrije Berishes , apo Bashes, pas te ndenjurave, kur vetem para disa muajve ishte pikerisht PD qe nuk ia pranoi sherbimin ne KQZ.</p>
Add new comment