Berisha voton për Bashën dhe rithekson kërkesën për rinumërim. Mos do të ridimensionojë humbjen?

Postuar në 22 Korrik, 2013 05:34

Pasi ka votuar për zgjedhjen e pasardhësit në krye të partisë, kryeministri në largim Sali Berisha bëri një deklaratë që ishte jehonë e qëndrimit të ri të PD-së lidhur me zgjedhjet e 23 qershorit dhe rezultatin e tyre. Mosnjohja e zgjedhjeve po komentohet si tentativë për ridimensionimin e humbjes. Duke ritheksuar se “kjo parti (PD-ja) nuk do ta njohë kurrë rezultatin e zgjedhjeve, nëse PS bllokon rinumërimin e votave”, Berisha deklaroi se do të kërkohet rinumërim edhe në disa zona të tjera, ku ai dyshon se janë vjedhur vota. Edhe pse ky qëndrim tashmë po bëhet me tagrin e ish kryetarit të PD-së, në deklaratën e Berishës kishte edhe nuanca të tjera. Fjala vjen, në të njëjtën fjali është fraza “I them Ramës të mos bëjë gabimin fatal për të ndaluar rinumërimin e votave”, dhe pastaj vijon, “Sali Berisha e ka njohur rezultatin dhe do njohë çdo rezultat që del nga numërimi i votave”. Nga ana tjetër, nuk është e qartë nëse rinumërimi kërkohet në totalin e territorit apo në pjesë të caktuara. A është e njëjta situatë me zgjedhjet e 2009-ës, veçse e përmbysur, dhe argumentet e njërës palë tashmë i merr pala tjetër? Kështu duket, por me një dallim: Si tani, si para katër vjetësh, kutitë ruheshin nga farefisi i kryeministrit. Një akuzë kjo e të majtës, për të cilën Berisha nuk ka dhënë përgjigje.

Deklaratën mund ta lexoni edhe tek linku:

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/berisha-paralajmeron-ramen-nuk-do-njohim-pushtetin-e-dale-nga-votat-e-vjedhura-142340.html

A.K

Comments

Submitted by Jonida (not verified) on

Nga e moret vesh ju te Respublikes qe "Berisha votoi per Bashen", ishit me te ne dhomen e fshehte apo i filmuat voten? Ne respekt te lexuesve dhe besueshmerise suaj publike do ishte mire qe spekullimet gazetareske te paraqiteshen si te tilla dhe jo si fakte. Apo "tifozlleku" politik ju ka verbuar? Antiberishizmi eshte bere misioni i egzistences tuaj ne nje kohe qe e verteta duhet te jete misioni i cdo gazetari. Pas largimit te Berishes, do pushoni se egzistoni valle?!

Submitted by Anonim (not verified) on

Gjeja me e mire dhe e pjekur qe po ben Rama keto dite eshte pikerisht injorimi qe po i ben cdo idiotesie e marrezie te Bishes.  Mesazhi duhej te ishte i qarte edhe per median dhe per opinionin e gjere - pra qe nuk ja vlen me u marre shume seriozisht me ndyresiren Orientale dhe se Bisha e krijesat e tij tashme kane marre fund (ne kontekstin e autokratit ne pushtet) dhe nuk kane me asgje cfare te bejne pervecse te ulerasin e gerthasin si kafshe te rrahura keqas nga populli "sovran".

Padyshim qe fisi dhe klani i tij kane ende mjaft pushtet ekonomik te rrezikshem dhe falanga kriminelesh qe mund te tentojune te destabilizojne gjendjen. Pushteti mafioz ekonomik qe ka vendosur ky qafir oriental do te kerkoje kohe dhe durim e maturi nga pushteti i ri pas Shtatorit.

Per momentin Rames i duhet te beje thjesht rrolin e tij si nje burre i vertet shteti dhe si Kryeministri i ri vendit qe nuk i takon te merret me brockullat e nje plaku te shthurrur menderisht. Ai duhet tu qendroje larg cic miceve pa dobi me Bishen dhe kaqolet e tij.

Nga ana tjeter Rama duhet te kerkoje qartesist dhe instistim, edhe ne autoritetin e plote te nje lideri me mandat plebishitar, qe gjithe institucionet e vendit te funksionojne ne maksimumin e tyre dhe eficencen e plote sipas ligjeve dhe kushtetutes se vendit . Cdo njeri qe shkel (dhe ka shkelur) ligjin keto dite e jave (muaj e vite) duhet te paralajmerohet sot pa ekuivoke, fortesisht e me seriozitetin solemn qe neser do te ndeshkohen deri ne fund sipas ligjit per gjithe krimet qe kane bere dhe po bejne.  Dhe neser duhet te na bindi se do ti shkoje deri ne fund ketij premtimi. Askush nuk i kerkon Rames te behet prokurori apo gjykatesi i klanit Berisha por si lideri i Ri i vendit duhet, ashtu sic ka premtuar, te krijoje kushtet optimale qe ky ndeshkim te mos vonoje me.

Nese Rama nuk ka (apo do te kete) kellqet qe te ndeshkoje sipas rradhes krimin (zgjedhor, ekonomik e administrativ) e pushtetit Berishian me mire tja lere ate vend dikujt tjeter me me shume kurajo.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.