B.Mustafaj voton dhe i quan zgjedhjet e PD-së “ndeshje stërvitore”

“Ndeshje stërvitore”, është termi që ka përdorur për të vlerësuar zgjedhjet brendademokrate ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj. Ai ka votuar, dhe menjëherë më pas ka hedhur disa rreshta në facebook. “Sapo e kreva detyrën time si demokrat: votova. Ky rast ishte si një ndeshje stërvitore për ne demokratët. Shpresoj se kryetari i ri do e ketë kuptuar urgjencën e ringritjes së strukturave në mbarë vendin, në mënyrë që herën tjetër të kemi një fushatë të vërtetë për kryetar të PD-së, që do të thotë se edhe votimi “një anëtar – një votë” të fitojë vlerën e tij të vërtetë”, thotë Mustafaj, i cili mbështeti publikisht kandidimin e refuzuar të Aleksandër Biberajt në garën për pasardhësin e Berishës.
Re.Pu
Add new comment