Kolegji e ka thënë të vetën, por KQZ-së s’i ka mbërritur lajmi

Postuar në 22 Korrik, 2013 12:48

Kolegji Zgjedhor e ka nxjerrë të paligjshëm atë që KQZ-ja bëri me Lezhën, dhe kjo afërmendsh vlen dhe për Shkodrën, pasi situatat janë identike. Por Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve  ka vendosur t’i shkojë deri në fund të vetës. Po vijon me procedurën për numërimin e votave për qarkun e Shkodrës.  Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj që në fillim të seancës kërkoi ndërprerje të procesit.

“Unë do kërkoja që ju të ndaloni shqyrtimin e mëtejshëm të kësaj procedure. Keni një vendim Kolegji, që duhet të unifikojë  të gjithë praktikën e këtij veprimi që po kryeni. Ndaloni këtë procedurë, sepse nga vendimi i Kolegjit, ajo që keni bërë tashmë, ndryshimin e tabelave, apo pavlefshmërinë në disa zona zgjedhore, Kolegji e gjeti të pavlefshme. Ndërkohë ka gjetur të tillë edhe procedurën hetimore që ju po zhvilloni dje dhe sot. Secili nga ju është i ngarkuar me përgjegjësi penale. Mos e vazhdoni më. Ndalojeni këtu!”- tha Gjonçaj.

Kryetarja e KQZ-së argumentoi se ankimimi ka të bëjë me Lezhën, ndërsa numërimi po bëhet për qarkun e Shkodrës. Ajo tha se numërimi do të vazhdojë derisa të kemi një vendim për Shkodrën.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.