Basha fiton thellë ndaj Olldashit

Burime nga komisioni i numërimit të votave për kryetar të PD-së na njoftuan se ka përfunduar numërimi i mbi 41 mijë votave të anëtarëve demokratë. Nga rezultatet paraprake del se Basha ka fituar thellë ndaj Olldashit në garën për kreun e PD-së pothuaj në të gjitha rrethet e Shqipërisë. Madje Olldashi nuk ka mundur të fitojë as në Fier dhe Lushnje, rrethe të cilat ai i ka mbuluar elektoralisht në 8 vjetët e fundit. Humbje të thellë Olldashi ka pësuar edhe në Korçë, ku ka patur ndikim të fortë kolegu i tij Bode.
Burimet e mësipërme e shpieguan pjesmarrjen 40% me faktin se shumë anëtarë që figurojnë në lista janë në emigracion, ndërsa shumë të tjerë kanë ndryshuar vendbanim nga një rreth në tjetrin, por nuk kanë ndryshuar vendantarësinë. Sipas burimeve, numri i ankesave për mosgjetjen e emrit në listë ka qenë gjithsej rreth 1 mijë në të gjithë vendin. Por rezultatet paraprake tregojnë se ato nuk do të kishin luajtur ndonjë rol në përcaktimin e fituesit të garës.
E.Zaloshnja
Add new comment