Genc Pollo konfirmon fitoren e Bashës duke e uruar në Facebook

Postuar në 23 Korrik, 2013 03:02

Nuk është ndonjë gjë e re, sepse pritej dhe ishte konfirmuar nga burime i komisionit të numërimit të votave, se Lulzim Basha është Kryetari i ri i Partisë Demokratike. Por, ai që e ka uruar i pari kryebashkiakun e Tiranës për fitoren e zgjedhjeve, ka qenë Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë, Genc Pollo: “Urime Lul Bashës, kryetar i porsazgjedhur i Partisë Demokratike. Fat të mbarë dhe sukses të shpejtë”, shkruan ai në Facebook. Ndërkohë që rezultati nuk është bërë ende publik, por pritet të dalë së shpejti, në një lajm të publikuar pak më parë në faqen tonë, Eduard Zaloshnja shkruante se fitorja e Bashës është e thellë, madje Olldashi nuk ka fituar as në Fier dhe Lushnje, nga ku edhe e ka ndikimin më të madh në elektorat. Gjatë votimit të djeshëm, Olldashi u shfaq i zymtë në fytyrë dhe shprehu keqardhjen për votuesit që nuk gjetën emrat në listë.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.