Ndërtimet në bregdet do të kalojnë në sitën e ligjit, thotë Artan Lame, dhe e krahason me Lanën e viteve 2000

Postuar në 23 Korrik, 2013 05:44

Batërdia e ndërtimeve në zonat e bregdetit kërkon një imponim të fortë të ligjit, ndonëse jo gjithçka është për t’u hedhur në tokë. Në një intervistë për revistën Java, eksperti i trashëgimisë kulturore dhe menaxhimit të territorit, Artan Lame, thotë se 35 deri në 50 mijë ndërtimet pa leje në 400 kilometrat e bregdetit shqiptar duhen kaluar në sitën e ligjit dhe duhen peshuar drejt për dëmin që kanë shkaktuar. “Ashtu si Lana dikur kish qenë e bukur, u pushtua nga paligjshmëria dhe u çlirua më pas sërish për të rifituar hijeshinë e saj të dikurshme, ashtu ju siguroj do të ndodhë edhe me bregdetin shqiptar”, thotë ai, duke mos e fshehur keqardhjes se një pjesë e bregut tashmë është e pariparueshme. Lame ka shtuar se ashtu sikundër viti 2000 ishte mbyllja e epokës së kioskëzimit, ashtu edhe viti 2013 do të jetë mbyllja e një epoke tjetër në historinë e zhvillimit të vendit, e epokës së kaosit urban.

 

Intervista http://revistajava.al/kryesore-ne-kopertine/2013722/bregdeti...

 

Re.Pu

Comments

Submitted by KRIPTOOPOZITARI (not verified) on

<p>Ha ha ha ha!</p><p>-Ik ore Lame,po cilat ndertime do denoncosh ti; ato te GOLEMIT ?!</p><p>-Se qe i poshter Saliu, nuk do te thote qe tani te te varin ty dhe miqve te tu melçite ne qafe!</p>

Submitted by Golemi (not verified) on

<p>Per cilat ndertime e ke fjalen z.Artan?? Per pallatet ne Golem qe u ndertuan me firmen tende si zv.minister... ???&nbsp; Sikur s;dukesh bines ...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.