Haradinaj i afrohet ca më shumë opcionit të aleancës me LDK-në

Përpara disa ditësh, në një intervistë për shtypin, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj e ka konsideruar të mundshëm një koalicion me LDK-në (në të njëjtën intervistë ai pothuaj e ka përjashtuar një koalicion me PDK-në), dhe sot ai i është afruar më shumë këtij opcioni. “Aktualisht është herët të flasim për zgjedhjet nacionale, por kuptohet se partitë që kanë orientime të përafërta ose traditë në partneritet [do ish mirë, do ish dhe në interesin e tyre, ta mbanin] një partneritet të tillë në të ardhmen”, ka pohuar ai, dhe po aty ka shtuar: “Mendoj se një koalicion i mundshëm me LDK-në do të ishte në dobi të vendit”.
Re.Pu.
Comments
Ku e keni gjet kete katunar
<p>Ku e keni gjet kete katunar qe shkruan shqipe katunarce?? Shkruhet "opsionit" jo "opcionit". Me mire fare do ishte "mundesise"</p>
Add new comment