Mustafaj njeh legjitimitetin e Bashës... dhe i vë një “detyrë” të parealizueshme!

I pyetur nga Ilir Paço në një intervistë në TCH, Besnik Mustafaj zë një pozicion as mish as peshk, duke njohur legjitimitetin e Bashës por duke i kërkuar që këtë legjitimitet ta vërë përmes “eliminimit” të Berishës.
“Përtej të gjitha problematikave, duhet thënë se Basha ka legjitimitet të plotë sepse ai ka marrë shumicën e anëtarësisë së PD. Unë e mbështes si një veteran i PD, por Basha ka urgjentisht disa sfida, dhe e para është caktimi i kufirit për Berishën, nëse s’e bën, do jetë i paaftë të vendosë autoritetin e liderit të kësaj partie. Sfida e parë urgjente e Bashës është caktimi i kufijve për Berishën që të tregojë se është kryetari. Berisha sot bëri një gabim që i caktoi programin kryetarit të partisë. Sfida e dytë është të zgjojë PD që është në gjendje të traumatizuar sa nuk ka as listën e anëtarësisë.”
k.c.
E plotë:
Comments
Kufirin Berishes?! O Besnik,
<p>Kufirin Berishes?! O Besnik, ku jeton ti? </p>
Po ç'thua o Besnik, ti je
<p>Po ç'thua o Besnik, ti je burre i mençur, kohet e fundit ke lene edhe ...MUSTAQE !!!</p>
Add new comment