Aksidenti hekurudhor në Spanjë, episodi më fatkeq i 40 vjetëve të fundit, tri ditë zi kombëtare

Postuar në 26 Korrik, 2013 12:39

Spanja vajton humbjen e 80 jetëve në aksidentin tragjik hekurudhor të një dite më parë. Tre dite zije kombëtare janë shpallur në vend. Më shumë se 90 pasagjerë nga 218 personat në bordin e trenit të aksidentuar në rrethinat e Santiago de Compestelas, vazhdojnë të mbetën të shtruar në spital. 30 prej sipas, sipas raporteve në media, janë në gjendje kritike për jeten. Mes tyre, ka edhe fëmijë.

 

Ka të dhëna se në momentin e përplasjes, treni po udhëtonte me shpejtësi dy herë më të lartë se kufiri i lejuar. Per Spanjen, ky ishte një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore që pas episodi më i rëndë i kësaj natyre konsiderohet ai i vitit 1972, kur një aksident në Andaluzi mori 86 jetë njerëzish.  Drejtuesi i trenit në qender të tragjedise së fundit, Francisco Jose Garzon Amo ka marrë vetëm disa plagë të lehta dhe për momentin, nuk dihet nëse hetimet do të përqendrohen edhe mbi persona te tjerë përveç tij.

Zh.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.