Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e LSI-së për Kukësin; do të rinumërohen 15 qendra votimi

Postuar në 27 Korrik, 2013 02:24

E majta ka shansin të marrë mandatin e 84-rt nëse pretendimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të konfirmohen pas rinumërimit të 15 qendrave të votimit në Qarkun e Kukësit. Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e LSI-së, por ka vendosur që kutitë të numërohen në ambientet e Gjykatës së Apelit dhe jo në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pas këqyrjes së provave filmike, Kolegji ka arritur në përfundimin se ka pasur parregullsi gjatë numërimit. LSI-ja ka kërkuar rinumërimin e votave në 15 qëndra votimi të rrethit të Tropojës, pasi pretendon papërputhmëri midis tabelave të KQZ-së dhe pamjeve filmike gjatë numërimit të votave. Aktualisht, mandatet në qarkun e Kukësit janë ndarë 3 me 1 në favor të aleancës së djathtë. Por, pas rinumërimit, LSI-ja mund të marrë një mandat, pasi diferenca e votave është tepër e vogël. Ekspertët e LSI-së mendojnë se kanë gjetur dhjetë herë më shumë vota se sa i duhen LSI-së për të marrë mandatin e deputetit.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.