Posti i zëvendës ministrit nuk bën për mua, thotë Paskal Milo

Postuar në 27 Korrik, 2013 13:09

Pas takimit në selinë e Partisë Socialiste, aleatët e koalicionit të majtë kanë marrë konfirmimin se PS-ja do t’i qëndrojë marrëveshjes me ta. Madje, është caktuar edhe një koordinator, i cili do të bëjë ndërmjetësin për ndarjen e posteve deri në shtator. Por, kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, thotë se nuk është i nevojshëm një koordinator për të komunikuar me kryesocialistin Rama. “Në 8 vite kemi pasur komunikim të drejtpërndrejtë dhe nuk besoj se marrëdhënia mes PDS-së dhe PS-së do bëhet mes një të treti”, ka thënë Milo për gazetën “Sot”. Dhe më pas është ndalur tek çështja e ndarjes së posteve në qeverinë e re: “Nuk bëhet fjalë për Paskal Milon për post zëvendës-ministri”, ka shtuar ai, ndoshta duke pretenduar diçka më shumë. Në takimin që aleatët e PS-së zhvilluan me Ramën u nënvizua fakti se pjesëmarrja në qeverisjen e vendit do të bëhet në përputhje me kontributet e dhëna nga çdo parti, por jo duke shkelur ligjin për administratën publike.

Re.Pu

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

Ky ka te drejte --Duhet bere minister --hahahahahaha

Ky nuk ka as elektorat dhe ka dhe nje veprimtarin antishqiptare ..dhe kekron qe me parate e taksapaguesve shqiptare te beje politken e grekut

Ik more vella ne Greqi, shko thyej qafen andej , dhe vazhdo me ta .

C'eshte kjo pune mbajme neper minstri dhe vende te tjera pune me parate tona armiqte tane ---I Shporni more keta bastarde nga vendi yne ,

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.