Berluskoni: Nëse dënohem, megjithëse jam 78 vjeç, do ta vuaj dënimin në burg, nuk largohem si Kraksi

“Jam pothuajse 78 vjeç, megjithatë, nëse marrin përsipër përgjegjësinë e dënimit tim, do ta vuaj atë në burg. Nuk do të largohem nga vendi, siç u detyrua të vepronte Betino Kraksi. Nuk do të pranoj as t'u dorëzohem shërbimeve sociale si një kriminel që duhet riedukuar, ka thënë ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, gjatë një interviste me të përditshmen "Libero". ''Nëse nuk ka paragjykime dhe presion, gjykata do të njohë pafajësinë time'', shtoi ai.
Ai tha se impenjimet e tij të shumta në fushën e politikës nuk e lejuan të kishte një rol direkt në vendimmarrjen dhe administrimin e rrjetit mediatik italian Mediaset. Ndërsa lidhur me qeverinë e kryesuar nga kryeministri Enrico Letta, Berluskoni ka thënë: ''Nuk do të jem unë ai që do të rrëzojë qeverinë Letta, por partia e tij. Nëse do të dënohesha, askush nuk do të pranonte koalicion qeverisës me një parti lideri i së cilës është nën arrest dhe përjashtohet nga funksionet publike'', theksoi ai.
Zh.
Add new comment