Aksident tragjik në Itali. Bie autobuzi, të paktën 38 viktima

Postuar në 29 Korrik, 2013 04:08

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur dje në mbrëmje në autostradën Napoli-Bari, në jug të Italisë, kur një autobuz me pelegrinë që kishin vizituar vendet e shenjta ku kishte bërë mrekulli padre Pio, u rrëzua nga një lartësi prej rreth 25 metrash. Të paktën 38 persona kanë humbur jetën pranë Avelinos. Mediat italiane raportojnë se në autobus udhëtonin 47 persona dhe mes tyre gjendeshin shumë fëmijë. Shumë zjarrfikës e shumë ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje. Dëshmitarët thanë se mjeti pati probleme me frenimin kur mbërriti në zonë ku automjetet para tij kishin ngadalësuar. Më pas autobusi u përplas me disa nga automjete para sa të godiste parmakët e rrugës të cilët nuk arritën ta mbanin, duke rënë mbi një shkëmb. Kjo ngjarje të kujton tragjedinë e Himarës, ku një autobuz me studente nga universiteti i Elbasanit doli nga rruga në qafën e Vishës dhe mori 13 jetë.

A.K

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.