Maqedonia hap konsullatën e saj në Durrës, raporton agjencia INA, ndërsa Shqipëria asnjë hap për atë të Manastirit!

Kërkesa për të hapur një konsullatë në Durrës, është bërë që në kohën kur ishte president Bamir Topi, i cili ka thënë atëhere se nisma do shqyrtohet, kurse Ministria e Jashtme ka deklaruar në atë kohë se nuk mund të përballojë hapjen e saj, thuhet në njoftimin e organizatës Ilinden, megjithatë, “flamuri maqedonas po valëvitet edhe në Durrës”, shtojnë burimet. Lajmin se Maqedonia ka hapur konsullatën e saj në Durrës e raporton edhe agjencia INA, e cila bën të ditur edhe se Konsull nderi është emëruar Aleksandër Pilo.
Agjencia INA thekson nga ana tjetër, se Shqipëria nuk ka hapur një konsullatë në Manastir, edhe pse ka pasur qindra kërkesa nga shoqata “Kongresi i Bashkimit”. Kryetari i kësaj shoqate, Fërgim Demiri thotë se duhet të hapet një konsullatë në vatrën e shqiptarëve. Sipas tij, janë bërë disa kërkesa në drejtim të shtetit shqiptar, por nuk është ndërmarrë asnjë hap.
Zh.
Add new comment