Konfirmohet akuza ndaj Limajt: Krim i organizuar, korrupsion, keqpërdorim i pozitës zyrtare

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dhënë sot vendimin për konfirmim të aktakuzës së ngritur ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve me dosjen MTPT. Sipas aktvendimit të gjykatëses Gallan, Limajt i mbeten edhe katër vepra penale, ndër to krimi i organizuar, korrupsioni, keqpërdorim i pozitës zyrtare, ndërsa i hiqet vepra penale për armëmbajtje pa leje. Sipas EULEX, Kryetarja e trupit gjykues nga EULEX, konfirmoi shumicën e akuzave të përfshira në Aktakuzë dhe vendosi të procedojë me lëndën në shqyrtim gjyqësor. Lënda ka të bëjë me sjelljen e supozuar korruptive në MTPT në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2010.
“Gjykata gjeti prova të mjaftueshme për dyshim të mirë-bazuar së të pandehurit Fatmir Limaj, ish Ministër i MTPT-së, Nexhat Krasniqi, ish Shef i Prokurimit në MTPT, dhe Endrit Shala, ish Shefi i Kabinetit dhe Këshilltar Politik i Fatmir Limajt, formuan një grup të organizuar kriminal i cili kreu veprat e rënda penale të shpërdorimit të pozitës ose autoritetit zyrtar dhe marrjes së ryshfeteve”, thotë vendimi.
Shkrimin e plotë e gjeni në linkun: http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,117558
A.K
Add new comment