Bamir Topi mbetet optimist. Në shtator, analiza e FRD-së

Postuar në 29 Korrik, 2013 11:38

Një takim i zgjeruar në selinë e Frymës së Re Demokratike në Tiranë, u thirr sot kryetari Bamir Topi, me praninë e kryesisë qendrore dhe kryetarëve të degëve nëpër rrethe. Kryetari Topi, iu drejtua anëtarësisë me një mesazh falënderimi për përkushtimin e të gjithëve në sfidën elektorale. “Ishte përkushtimi dhe karakteri pozitiv i gjithsecilit prej jush, që edhe pse nën presion të vazhdueshëm nga pushtetit e në disavantazh nga kodi elektoral, e bëri në një vit FRD-në konkurrente të denjë. E akoma më shumë, i siguron asaj vijimësinë e sigurt në skenën politike shqiptare”, tha Topi.

Gjatë takimit u trajtua edhe situata politike në vend dhe u vendos fillimi i një analize në të gjitha strukturat në nivel kombëtar, proces i cili do të mbyllet me mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të FRD-së në fund të muajit shtator.

“Të dhënat konkrete që do të marrim në shqyrtim do të na ndihmojnë që së bashku, ta konsolidojmë më tej FRD-në. Në çdo hallkë të strukturave të FRD-së, do të ketë njerëz të zgjedhur, e jo të emëruar”, theksoi Topi. Ai foli për një muaj intensiv zhvillimesh, që duhen komentuar edhe nën dritën e ftesës që FRD bëri në adresë të demokratëve të pakënaqur nga humbja elektorale dhe zgjedhjet e shumëpërfolura në PD.

 

A.K

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po po, analiza e FRD-se mungonte! Sapo te mbaroje Topi analizen e tij dhe tak fak do te zgjidhen problemet tona. Dhe analiza do te jete aq e thelle sa qe i duhen dy muaj per ta pergatitur. Dhe do te jete e tera pjelle e mendjes se tij sepse tashme shoket i kane ikur...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.