Berisha këmbëngul për transparencë. Qëndrim personal, apo i konsultuar me kryetarin e PD-së Basha?

Postuar në 29 Korrik, 2013 12:33

Deputeti i PD-së dhe kryeministri në largim Sali Berisha, hodhi sot një tjetër postim në facebook, pas deklaratës së PS mbi tërheqjen nga kërkesa për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës.  “Të dashur miq, Edi Rama sot pranoi botërisht se, ka vjedhur 1250 vota në Lezhë. Ai papritmas tërhoqi kërkesën e paraqitur në gjykatë për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës pasi u gjet se në 14 kuti të këtij qarku kishte vjedhur me dhunë, terror dhe para droge 1250 vota dhe natyrisht me përsëritjen e zgjedhjeve, indirekt, u kërkohej ndjese qytetarëve të Lezhës. Natyrisht, tërheqjen ai e bëri vetëm e vetëm se përsëritja e zgjedhjeve do të sillte ndëshkimin e tij shembullor nga lezhianët për vjedhjen e votës më 23 qershor dhe do hapte rrugën për përsëritjen e tyre në Shkodër ku janë vjedhur rreth 700 vota dhe në qarqe të tjera.

Por pavarësisht nga kjo tërheqje, zgjedhjet e 23 qershorit, rezultati i tyre, mbeten fund e krye i manipuluar. Hetimi dhe transparenca e zgjedhjeve aty ku janë përdorur krimi dhe paratë e pista janë vendimtare për stabilitetin e vendit. Përpara për votën e lirë të shqiptareve”, shkruan Berisha. Megjithëse ai e ka shprehur disa herë këtë qëndrim këto ditë, nuk dihet nëse kjo është një deklaratë personale e deputetit Berisha, apo ai është konsultuar për këtë me strukturat e PD-së dhe me kryetarin Basha.

A.K

Comments

Submitted by pilo (not verified) on

saliii, po perpiqesh te mbulosh mootin me shurre po s'te beson njeri se te ka dale boja tani

Submitted by Anonim (not verified) on

Me 1250 vota ne Lezhe, 700 ne Shkoder ..etj.. nuk kthehet mbrapsht diferenca prej me shume se 310000 vota! Dhe ne perfundim te kesaj beteje elektorale, ne veri(Shkoder,Kukes,Lezhe dhe Diber) koalicioni i djathte mund koalicionin e majte 15  - 13 ne deputete edhe pse ne keto qarqe te veriut  ka me pak vota se koalicioni i majte. Me mire se kaq me keto vota nuk mund te ishte per te djathten. Kurse, ne Shqiperine e mesme dhe te jugut Berisha nuk ka ku te kapet askund..! Sepse humbja eshte katastrofale..! Prandaj me keto argumente nuk mund te justifikohet ky qendrim radikal i PD-se(Berishes)! Do beheni te merzitshem...

Submitted by Aron (not verified) on

Berisha nuk eshte me Kryetar i PD. Ndoshta per inerci, por shtypi po gabon rende qe i bene jehon cdo thenie te ketij   individi. Kjo per faktin se gazetaret tek ne nuk levizin pas lajmit, por preferojne me te tjeshten, te qendrojne ne zyre dhe te perserisin ne menyren me te papergjegjshme cdo thenie te Berishes.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Hi, hi, hi, ne veri PD mund te majten, ne kryqendren e qyteterimit, ne Kukes dhe Tropoje, hi hi hi hi, ne veri. Po ne Shqipni?  C'na duhet Shqipnia, kemi veriun... Jena te gzu. Kaq kena dasht...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.