Ja dokumentet, xhamia si sebep për qendra biznesi, shkruan Dita

Gazeta Dita ka publikuar sot dy dokumente që hedhin dritë mbi atë që po ndodh në Parkun e Namazgjasë, vend i cili prej disa kohësh ka shkaktuar përplasje mes organeve kompetente dhe një grupi të shoqërisë civile që nuk lejojnë prishjen e parkut në zonën e Parlamentit të Shqipërisë. Dokumenti i parë është vendim i Këshillit Kombëtar të Territorit, KKT, firmosur nga kryeministri Berisha. Aty thuhet se jepet “leje zhvillimore komplekse për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe Godinës Polifunksionale 3,4,6,8 kate dhe 3 kate nëntokë”. Dokumenti i dytë ka dalë nga Bashkia dhe i shkon për firmë ministrit Visar Zhiti. Dhe bëhet fjalë për “leje zhvillimore komplekse 1,2,3,4 kate dhe 3 kate nëntokë dhe godina polifunksionale 3.4.6.8 dhe 3 kate nëntokë”. Këto dokumente, thotë Dita, provojnë prentendimet e ambjentalistëve që leja nuk është dhënë thjesht për xhaminë, por për kulla tregtare, ku çështja e xhamisë ka shërbyer si mbulesë dhe alibi.
Lexoni shkrimin e plotë në linkun: http://www.gazetadita.al/dy-dokumentat-qe-provojne-se-leja-e-xhamise-eshte-dhene-me-kulla-biznesi/
A.K
Comments
Ore po si nuk tha njeri
<p>Ore po si nuk tha njeri qe nje pjese e tokes qe eshte dhene per xhamine eshte me pronare te ligjshem dhe sa per dijeni rreth 400 m 2 jane marre ne menyre te paligjshme dhe per pronaret legjitim sthuhet asnje fjale. Po ketyre gazetareve qe bejne keto investigime si nuk u shkon ne mendje qe te shikojne edhe pronesine e tokes por ngelen vetem se a duhet te ndertohet xhamia apo jo. Po kujt i plasi se si do ndertohet me 3 4 apo 10 kate. Shteti te kompesoje pronaret e ligjshem dhe ky duhet te jete hapi i pare.</p>
Te thuhet qe xhamia eshte
<p>Te thuhet qe xhamia eshte "sebep" eshte meskinitet dhe gje e pahijshme. Po, eshte e shemtuar qe pushtetaret fusin qendren tregtare ne te njejten leje ndertimi me xhamine, duke dashur te perfitojne prej xhamise, dhe duke i krijuar asaj probleme te mundshme, por ta quash "sebep" eshte e tepert.</p>
Kete projekt e ka pranue dhe
<p>Kete projekt e ka pranue dhe aprovue edhe kryetari i komunitetit musliman te Shqiprise Seli Muço.</p>
Add new comment