"Il Giornale": “Renzi i Tiranës” fiton Shqipërinë, Berisha spostohet në Facebook, mbyllet era e tij

Me një krahasim interesant të Edi Ramës me kryebashkiakun e Firences, Matteo Renzi, gazeta italiane "Il Giornale" ka analizuar sot fitoren e zgjedhjeve në Shqipëri nga mazhoranca e re dhe Edi Rama. Në analizën kushtuar zhvillimeve në vendin tonë, thuhet:
Më shumë se një muaj nga rinumërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, që nxorën fitues koalicionin e udhëhequr nga socialistët e Edi Ramës -ish-kryebashkiak i Tiranës, ndërsa Sali Berisha është sposuar në Facebook.
Pas tetë vitesh në pushtet, partia më e madhe e krahut të djathtë po kalon një fazë rinovimi të detyruar, shkaktuar edhe nga fitorja e Ramës. Koalicioni i Ramës, Aleanca për një Shqipëri Evropiane që siguroi 84 vende, duhet gjithashtu të falënderojë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim të Ilir Metës, e cila fitoi më pak se 16 vende, por katërfishoi ato të marra në vitin 2009. Edi Rama, është shprehur se mandati i tij si kryeministër do të karakterizohet nga dëshira për integrim në Evropë dhe synimi për çlirimin e ekonomisë shqiptare nga kriza e thellë më të cilët po përballet.
Zh.
Shkrimi i plotë në origjinal: http://www.ilgiornale.it/news/esteri/renzi-tirana-vince-albania-fine-del...
Shkrimi i plotë në shqip në linkun: http://www.shqiptarja.com/home/1/media-italiane-renzi-i-tiranes-fiton-sh...
Comments
Sugjerim: Eshte mire qe keto
<p>Sugjerim: Eshte mire qe keto "links" qe vendosni te jene te klikueshem e t'na adresojne ne artikullin perkates. Qe te kursejme copy-paste-in. Thjeshtesia gjithnje e rrit cilesine ;)</p>
Add new comment