6 emra të sigurt ministrash, “rrjedhur” nga brenda LSI, ndër ta L. Koka e Y. Manjani

Postuar në 31 Korrik, 2013 02:07

Ndërsa të gjithë presin emrat e qeverisë së re, ca për kuriozitet, e ca sepse cilësia e qeverisjes do varet dhe nga këta emra, lista e me emrat e mundshëm qarkullojnë prej ditësh, shumica kundërshtuese ndaj njëra tjetrës.

Megjithatë, sot Shqiptarja.com boton 6 emra të sigurt ministrash. Gjëja që e bën të besueshme këtë 6-çe është se janë konfirmuar nga burime të besueshme brenda LSI.

Ndërsa pritet që Rama sot mund të japë listën e plotë, gazeta jepë për të sigurt që në krye të ministrisë së Finanave do jetë ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkelqim Cani, në krye të ministrisë së Brendshme do jetë Saimir Tahiri, në krye të ministrisë së Ekonomisë Mimi Kodheli, në krye të ministrisë së Shëndetësisë do të jetë Klodiana Spahiu, në krye të ministrisë së Transporteve do të jetë përfaqësuesi i LSI Lefter Koka dhe në krye të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë Ylli Manjani.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.