Ngjela? Rama iu përgjërua për postet e ministrave pa portofol. Por, inatin e ka me LSI...

Postuar në 01 Gusht, 2013 05:11

Një nga surprizat e kabinetit të ri “Rama“ ka qenë dhe mungesa në të e Spartak Ngjelës, i “lidhur” me një pakt publik të bërë mes tij e Ramës. Dje, Rama u është përgjigjur pyetjeeve të gazetarëve se “Avokat Ngjela ka marrë përgjegjësinë e tij kohë përpara ne të tjerëve, dhe ajo është një përgjegjësi e patjetërsueshme, pavarësisht nga pozicioni, edhe pse me keqardhje them se nuk kemi rënë dakort për pozicionin. I është propozuar, e ka refuzuar në të drejtën dhe lartësinë e reputacionit të tij.”
gërmimet e gazetarëve kanë nxjerrë se Ngjelës i ishte propozuar posti i një ministri pa portofol,dhe pikërisht ai i marrëdhënieve me Kuvendin, post që Ngjela e ka hedhur poshtë pasi pretendonte Ministrinë e Drejtësisë që i është dhënë LSI. Sipas gazetës Dita, Ngjela e ka inatin pikërisht me Metën që e konsideron pengesë për të realizuar ambicien e tij. Po sipas Ditës, Rama i është "përgjëruar" Ngjelës për ët marrë një nga 3 postet e ministrave pa portofol, deri pak orë para shpalljes. 

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>fajin nuk e ka Rama por ju gazetare budallenj qe fryni nje hic si Ngjela!</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Une jam nder te vetmit ndofta ne kete blog&nbsp; qe e ka parlamruar av. Ngjelen qe te mos i besonte dhe servilosej ILir Koklopes sepse duhej qarte qe Rama dhe Meta do ja fusnin gishtin Ngjeles. Dhe kjo gje ndodhi...Pra fajin e ka vete avokati sepse nga 1 Prilli dhe ketej eshte bere servil i Ilir Metes duke e mbrojtur me patedrejte Ilir Floririn dhe aleancen e felliqur te 1 Prllit. Me kujtohet nje debat ne SHQIP te Rudina Xhunga kur Ngjela me nje servilizem te pashoq thosh se Meta kishte bere zgjedhje &quot;historike&quot; dhe aty debatoi ashper me Alfred Cakon e FRD i cili i thosh me te drejte qe me hajdute si Meta nuk ndertohet shtet i se drejtes. Ngjela u tregua shume i dobet pas 1 Prillit dhe i doli huq opozitarizmi i tij qe kish bere per 8 vjet duke e cuar ne faliment politik...Ngjela duhet te kish bere ate qe beri Gjinushi i cli kurre su pajtua me afrimin e paperligjur moralisht&nbsp;te bandes LSI ne qeveri. Edhe kesaj rradhe Ngjela doli i humbur dhe per kete fajin e ka vete sepse ai eshte nje nga kumbaret e aleances se felliqur te 1 Prillit qe shenoi edhe fundin e opozitarizmit dhe perdhosjene edhe te viktimave te 21 janarit. Askush nuk beson me se qeveri a e re me nje minister te LSIse do te punoje per zbradhjene e krimit te 21 janarit</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.