Obama - armik i lirisë, ndoshta më i keq se Niksoni

Dënimi i kërkuar nga prokurorët për Bradley Manning, që mund të shkojë deri në 136 vjet heqje lirie, ngrihet mbi 20 akuza, nga të cilat, 6 prej të cilave bazohen mbi një ligj për spiunazhin të vitit 1917!
Josselyn Radack, nga Projekti mbi Llogaridhënien e Qeverisë, e krahason këtë tentativë të qeverisë Obama për të dënuar Manning me ligjin e Spiunazhit të 1917-s, me përpjekjen e qeverisë amerikane për të proceduar Daniel Ellsbergun më 1970-n sepse ky i fundit kishte nxjerrë dokumente sekrete të Pentagonit mbi luftën në Vietnam.
“Ky është dënimi i parë që Obama kërkon ndaj një jo-spiuni bazuar në atë ligj” thotë ajo për The Guardian. “Obama, ia doli të bëjë atë që as Niksoni nuk mundi.”
Vetëm një herë në këto thuajse 100 vjet, është gjykuar një person mbi Ligjin e Spiunazhit të 1917-s se i dha dokumente sekrete shtypit – dhe kjo më 1985.
Manning nxori “sekrete” që tregonin mbi vrasjet e civilëve në Afganistan e Irak nga ushtria, dhe mbi 200 dokumente nga burgu famëkeq i Guantanamos.
Sipas Liza Goitein, që drejton Brennan Center për lirinë dhe sigurimin kombëtar të programit të Drejtësisë, qëllimi është që të tremben të tërë zyrtarët e ushtrisë që kanë në duar dokumente mbi gabimet, korrupsionin apo keq-bërjet në ushtrinë amerikane.
Pra, ai që u votua si “kampion i lirisë” drejton qeverinë që po bën luftën më të fortë në 100 vjet kundër nxjerrjes së të vërtetës. Ky është, Barak Obama.
k.c.
(foto: presidentët Nikson dhe Obama)
Comments
guardian eshte nje gazete e
<p>guardian eshte nje gazete e majte dhe po kritikon Obamen po te majte, por ky rast nga ana juridike eshte shume i thjeshte, thyen ligjin paguan konsekuencat, dhe ligji ose ligjet ne te cilin po mbeshtet qeveria si ne 1917 si ne 2013 ne qofte se eshte ne kod eshte i vlefshem, dhe nuk eshte Obama qe kerkon denimin por prokuroret federal qe perfaqesojne qeverine federale. Ne Amerike ka nje thenie qe thote "liria jote mbaron ku fillon hunda ime" dhe ky do paguaj per ate qe beri, si dhe ai tjetri qe eshte ne Moske dhe do shkoje te jetoje ne ndonje bastion te demokracise dhe te te drejtave te njeriut si Rusia, Venezuela, Uruguai, etc.... </p>
Add new comment