Kundërpërgjigje mesazhit të djeshëm të kryeministrit në Facebook: “Boll se nuk të dëgjon më njeri”!

Postuar në 02 Gusht, 2013 01:32

Edhe pse disa media janë në dilemë t’i publikojnë apo jo daljet e shpeshta në Facebook të kryeministrit në ikje Berisha, dje, pas një mesazhi, ku ai nuk linte gjë pa thënë për ministrat e rinj, duke u ngjitur epitete e duke u zënë në gojë të bëra e të pabëra, ka qenë dita që shumë gazetarë, analistë, por edhe njerëz të thjeshtë kanë shpërthyer me komentet e tyre në gazeta dhe rrjetet sociale.

I pari ka qenë Mustafa Nano që në “Respublikën” e tij, ka botuar pa i hequr as pikë e as presje mesazhin e plotë të Berishës, duke thënë vetëm kaq:  “Të gjithë mund të mendojnë se ky është pasazh i marrë nga rubrika satirike e Mero Bazes me titull “Shënime nga ditari i doktorit”, por në fakt është një mesazh real, autentik, i lënë nga Sali Berisha d.v. në profilin e tij në facebook. E bën çdo ditë këtë punë”.

Ndërsa Mira Kazhani në një shkrim therës tregon një histori të gjyshes së saj me një farë Hasani që merrej me llafe grash, histori që ajo e ka vënë që në titull: “Zoti Kryeministër në ikje, je bërë si Hasani i grave”. Në fund shkrimi mbyllet me fjalët: “Bëj si të duash, në daç ik, e në daç rri. Tani mënyrat e tua s’kanë më rëndësi. Lutu që kur unë të jem gjyshe, të mos u tregoj nipërve e mbesave për një Hasan si ti”!...

Natyrisht që për broçkullën e djeshme mediatike të kryeministrit nuk do të rrinte gojëkyçur edhe gazeta “Tema”, e njohur për shkrimet e forta kundër Berishës, e cila boton shënimin “Komentuesit e lodhur e të stërmunduar shpërthejnë: Boll se le nam”, ku renditen një sërë  sharjesh, ofendimesh, kritikash, por edhe ironi e sarkazma therëse ndaj Berishës, që me sa duket po i bën hak.

Fakti i ndërrimit të pozicionit të luftës, por jo të armëve, gjuhës së ashpër dhe herë-herë të rëndomtë të kryeministrit në largim, nuk i ka shpëtuar as gazetës italiane “Il Giornale”, e cila shkruante para dy ditësh për Facebookun si një front i ri i luftës politike të Berishës.

Zh.

Comments

Submitted by matteo (not verified) on

<p>E kemi pasur nje Hasan te grave, tani na u bene dy. S&#39;eshte keq, apo jo?! Kur nuk ke c&#39;ben, me llafe do merresh. Si Hasani i gojedhenes se vjeter.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.