Qeveria e re, e menduar dhe ndërtuar me kujdes, ku ndërthuret profesionalizmi, përvoja dhe energjia e një brezi të ri, thotë Profesori i socialistëve

Këtë perceptim dhe konsideratë të parë ka Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, për qeverinë “Rama”, të cilën e ka shprehur në një intervistë në gazetën “Panorama”. Me këtë rast ai i uron sukses kësaj qeverie, pasi ka dalë nga një votë plebishitare dhe shpreh bindjen se do ta justifikojë besimin që i dhanë zgjedhësit e shumtë.
“E shoh si një kabinet me energji dhe potencial, të bazuar në përvojë për të përballuar sfidat e vështira që do të gjejë në ringritjen e vendit dhe të ekonomisë”, shprehet ai.
Pëllumbi komenton edhe qëndrimet e Berishës ndaj qeverisë së re. Sipas tij, Berisha duhej fillimisht ta uronte kabinetin e ri. ”Unë do ta cilësoja zotin Berisha, sidomos në këto moment, një politikan keqdashës. Ai duhet ta uronte qeverinë e re, dhe jo ta anatemonte dhe të priste ta gjykonte atë nga punët që do të bëjë. Por Berisha tregon se nuk është politikan, ndaj vijon të mbajë një qëndrim dashakeq”, shprehet Pëllumbi.
Zh.
Comments
Po pervoja ku eshte apo i
<p>Po pervoja ku eshte apo i referohet 20% LSI-st naco-koka-haxhinasto-gjosha? Te tjeret kane pervoje administrative as te nivelit te zevendesministrit( me te pervojshmit jane Peleshi, Beqja e Kodheli)</p>
Add new comment