Berlusconi i shpëton burgut prej moshes (është mbi 70 vjeç), por ndërkohë duhet t’i marrin pasaportat

Një ligj i hartuar nga qeveria “Monti” dhe e miratuar në parlament thotë, se “ata që kanë marrë dënime të formës së prerë me burg për më shumë se dy vjet e për vepra penale të mbetura në tentativë apo të kryera me dashje e me ndërgjegje (per delitti non colposi), nuk mund të zgjidhen deputetë apo senatorë për të paktën gjashtë vjet me radhë pas marrjes së dënimit”. Është pikërisht ky ligj që e djeg Berlusconin, i cili qysh nga dita e djeshme nuk mund të kandidojë më për një post e përgjegjësi publike në harkun pra të gjashtë viteve të ardhshme.
Berlusconi është aktualisht senator, dhe sipas të njëjtit ligj, i përket Senatit të vendosë me shumicë votash, nëse Berlusconi duhet ta lërë atë mandat menjëherë e të përnfundojë në arrest shtëpie për një vit, apo jo. Nuk mund të përfundojë në burg për shkak të moshës. Ndërkohë, atij policia e Republikës italiane duhet t’i marrë pasaportën e zakonshme të udhëtimit. Po kështu, ministria e jashtme duhet t’i marrë pasaportën diplomatike. Por ai ka kohë të lëvizë brenda Italisë deri në muajin tetor. Ndërsa arratinë jashtë vendit, në stilin “Craxi”, e ka përjashtuar ai vetë si opsion përpara se të merrte dënimin nga Gjykata e Lartë.
Re.Pu.
Add new comment