Prononcohet Ngjela: S’isha keq për një vend pune, doja të jepja një kontribut dinjitoz për shtetin, për të cilin kisha bërë marrëveshje me Ramën

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar më në fund përmes një postimi të tij në Facebook pas spekulimeve se përse nuk pranoi të ishte pjesë e kabinetit të ri qeveritar. Në përgjigje të një miku të tij, i cili e shtyn të pranojë një post fiktiv në qeveri, Ngjela shkruan:
Unë s’kam bërë marrëveshje për interes, por për shtetin. Askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë me një parti të madhe, sikurse unë e kam bërë dy herë me të dyja partitë e mëdha. E para e bëri se donte të grabiste, për këtë tjetrën pritet ta shohim. Unë tjetër marrëveshje s’kam, se, personalisht nuk i kam këmbët në ujë dhe kurrë nuk mund të cedoj kundrejt abuzimit. Prandaj kjo është politika ime: nuk do të cedoj kurrë nga dinjiteti dhe angazhimi i moralshëm që kam përpara shoqërisë sime, të marre prej meje, jo tani, por që në një kohë që Rama vetë ishte vetëm nëntë vjeç. E pra, ky nuk është ekzistencializëm, por dinjitet.
Dhe në fund: dinjiteti është e vetmja liri interiore e individit, dhe unë kam fatin që ta kem. Por e kam arritur vetë, dhe me shumë mund madje”.
Zh.
Comments
Perfundimisht edhe ky doli
<p>Perfundimisht edhe ky doli demagog.</p>
bravo.
<p>bravo.</p>
muhabet kot.Iu ofrua nje post
<p>muhabet kot.Iu ofrua nje post ministri mesa di,por Ngjela desh ate te Drejtesise.Kryeminstri te ofron kete,ti po deshe pranoje ose jo,je i lire.Nuk ke as parti gjekundi,thjesht je nje individ i mençur,por politika ka kushtet e saj.Ose hajde flasim kot,jo fenomene,jo strategjira,ekzistencializma apo racionalizma;mesa duket avokatit ia ka qejfi te mbaje leksione ne facebook.He,se harrova,me shume vota morri partia e Pirateve(...) sesa partia e Ngjeles. </p>
Avokat Spartak Ngjela ...cte
<p>Avokat Spartak Ngjela ...cte bjellesh do korresh thote populli... Ti deshe te mbjellesh pas 1 Prillit "shtet" me Ilir Meten ne qeveri te cilin e mburre me servilizem jahste natyres tende duke harruar se ai eshte skenaristi i 21 janarit...duke shpresuar qe Meta do te linte te merrje Drejstesine ne dore...Por shoku Edi rama, Drejtesine ja kish premtuar Ilir Koklopes qe ne darken famkeqe te Gjirit te Lalzit alias darka e Ngjalave...keshtu qe ilizioni yt per tu bere minister Drejstise(e meriton ti si individ padyshim!) ra edhe pse populli te kish thene neper forume e blogje se minsiter Drejtsie nuk te bente Meta ty...Je treguar miop dhe te kane perdorur si karem...</p>
Add new comment