Paloka thumbon indirekt Olldashin dhe thotë se kabineti “Rama” do të funksionojë me dy grupe

Edi Paloka, deputet i PD-së, duke iu kthyer edhe njëherë zgjedhjeve të 23 qershorit, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se faktori kryesor i humbjes ishin ministrat, të cilët “duke mbajtur për 8 vite të njëjtin post, harruan bazën e partisë, duke krijuar kështu një shkëputje të thellë”. Sipas Palokës, u reflektua jo vetëm në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, por edhe në ato për kreun e PD-së, duke nëkuptuar kështu edhe humbjen e thellë të Sokol Olldashit përballë Lulzim Bashës.
Në intervistën për Ora News, Paloka ka komentuar edhe kabinetin “Rama”, për të cilin thotë se nuk do të funksionojë si një qeveri e vetme, por si dy grupe të pavarura, duke nënkuptuar përplasjet që do të ketë mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, e përfaqësuesve të tyre në ekzekutiv. Ndërsa, ka premtuar një opozitë të fortë ndaj mazhorancës së re të së majtës, e cila që tani ka shkelur premtimet që u ka bërë qytetarëve në fushatë.
Re.Pu
Comments
Me mire mos vendosni lajme,
<p>Me mire mos vendosni lajme, se te na merrni kohen me kete palok(q)en...</p>
Add new comment